Elena Hysa në 14 shkurt 2023 kishte vendosur që ta falte Dan Hutrën, për dhunën që i kishte shkaktuar.
Pikërisht kjo deklaratë e saj, ka bërë që Dan Hutra të linte burgu. Hutra la qelinë në 2 ditë më pas, në 16 shkurt e ndërsa kur nuk kanë kaluar as një muaj, ai ka marrë kallashnikovin dhe sot e ka lënë të plagosur.
Hutra vrau në Paskuqan Mevlute Hysa, motra e ish-bashkëjetueses së tij dhe Hasime Dafku ,e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses. Ndërsa plagosi ish-bashkëjetuesen dhe nënën e saj.
Po ashtu, ditën e sotme dyshohet se vrau dhe 31-vjeçaren në Kamëz së Etleva Kurtit dhe plagosi të dashurën e tij në Astir.