Një fqinj i Etleva Kurtit, vajzës 31-vjeçare të mbetur të vrarë me armë zjarri në oborrin e shtëpisë së saj në Kamëz, këtë të mërkurë, ka treguar detaje nga ngjarja.
“Ishte një makinë e zezë… Me të dëgjuar se unë isha në shtëpi. Dëgjova edhe armët, 3 plumba dhe asgjë më tepër”, tregon ai.
Sipas fqinjit, familja ka pasur probleme hasmërie. “Vëllai i gocës është dënuar me burg përjetë”, tregon ai. I pyetur nëse vajza dhe familja ruheshin, ai thotë: “Vëllezërit e saj kanë ikur, jetonte vetëm me nënën. Nuk janë ruajtur asnjëherë”.
Etleva Kurti është motra e Vladimir Kurtit, të dënuar me burgim të përjetshëm me një vendim të formës së prerë në vitin 2022. Ai u fajësua si autor i vrasjes së Agim Buçit, pronar i një marketi dhe plagosjen e bashkëshortes së tij, teksa në bashkëpunim me Ruzhdi Hoxhën do t’i grabisnin xhiron ditore në 25 prill 2018. Krimi ndodhi para syve të fëmijës së mitur të çiftit.