Selena Gomez është përsëri në vendin e parë në Instagram. Duket se këngëtarja është bërë personi më i ndjekur në të gjithë botën duke lënë pas Kylie Jenner të familjes Kardashian.
Selena ka qenë dhe herë të tjera në vendin e parë duke qenë e preferuara në Instagram. Ajo u kalua nga këngëtarja Ariane Grande në vitin 2019, por Grande u tejkalua më vonë nga Jenner, e cila u bë gruaja e parë në Instagram me 300 milionë ndjekës.
Ndjekësit e aktores dhe këngëtares arritën në 387 milionë, ndërsa Jenner në 380 milionë ndjekës.
Gomez përditëson shpesh llogarinë e saj, ku mund të shihen imazhe nga jeta e saj personale, aktivitetet e saj profesionale dhe fushatat që ajo mbështet, si kjo për shëndetin mendor, pasi ajo vetë vuan nga çrregullimi bipolar.
Me dialogun publik që hap, ajo ndihmon në luftimin e sëmundjeve mendore./Opinion.al