Kreu i PD, Sali Berisha, ka mbledhur këtë të martë Këshillin Kombëtar të Partisë Demokartike.
Gjatë fjalës së tij Berisha tha se tashmë për Partinë Demokratike kërkohet një fazë tjetër, ajo e fitimit të zgjedhjeve lokale.
Më tej ai theksoi se fitimi i zgjedhjeve duhet të shkojë paralel me qëndresën, dhe veprimtarinë e atij që kryedemokrati e cilëson revolucion të PD.
“Ne jemi në revolucion, por tani kërkohet një fazë tjetër. Ne hymë në një fazë në të cilën nga mëngjesi deri në darkë duhet të punojmë për fitoren e zgjedhjeve lokale. Kandidatët tanë duket të kenë nga strukturat, mbështetjen më maksimale që mund tu japim. Kandidatët tanë, duhet të shumëfishojnë çdo përpjekje për rezultatet më të shkëlqyera, por kjo duhet të shkojë paralel me të gjitha format, qëndresën dhe veprimtaritë e revolucionit tonë.’, tha Berisha./Opinion.al