Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka sqaruar arsyen pse mocioni me debat ndaj kryeministrit Edi Rama për çështjen “McGonigal” u vendostë mbahej më 2 mars.
Nga oborri i Kuvendit, Balla tha se është përcaktuar kjo datë për shkak të agjendës ndërkombëtare të kryeministrit.
Sipas tij çdo deputet gjithashtu duhet të ketë kohën e duhur për t’u përgatitur pasi sipas tij “Kuvendi nuk është fast-food”, por institucion.
“Së pari kërkesa për zhvillimin e mocionit me dabet ka kërkuar vënien në disoizicon të një dite të plotë ku të hiqen të gjitha çështjet që mund të ketë seanca dhe të jetë e dedikuar, e cila po ta llogarisim nëse flet secili nga 10 minuta I bie rreth 24 orë. Në këtë këndvështrim, ne nuk jemi një fst food, por institucion ku duhet të përgatitet çdo deputet ëpër atë që do flasë. Opozita 2 marsin e ka ditë të shënuar mendoj se do ishte data më e mirë. Neni 89 në rast se nuk gjendet dakordësia votohet propozimi i kryetarit të Kuvendit. Në këtë aspekt tashmë nuk ka më asnjë alibi për normalitetin. Koha në dispozicion për tu përgatitur është e mjaftueshme. presim deputetët të jenë prezent edhe pse nuk ka dyshim që nuk është mocioni me debat arsyeja për këtë situatë, por katrani me bojë në krye të PD që nuk lë hapësirë”, tha Balla.