Shqipëria është bërë pjesë e fushatës “Turqia një Zemër”, duke dhuruar një milion euro, pas tërmetit shkatërrimtar të 6 shkurtit që goditi Turqinë dhe që shkaktoi mijëra të vdekur dhe të plagosur si dhe dëme të konsiderueshme materiale.
Kryeministri Edi Rama dhuroi një milion euro një lidhje direkte me televizionin turke ku po bëheshin donacione dhe bamirësi për tërmetin tragjik.
Kryeministri shqiptar tha se nuk do ta harrojnë ndihmën që Turqia i ofroi Shqipërisë në tërmetin e 26 nëntorit të vitit 2019.
Mbi 35 mijë njerëz kanë humbur jetën nga tërmetet e 6 shkurtit me magnitudë 7,7 dhe 7,6 ballë me epiqendër në Kahramanmaraş, nga i cili u prekën mbi 13 milionë persona në dhjetë provinca turke: Hatay, Gaziantep, Adıyaman, Malatya, Adana, Diyarbakır, Kilis, Osmaniye dhe Şanlıurfa.