Kryeministri Albin Kurti ka folur për “Opinion” lidhur me marrëdhëniet që ai ka me kryeministrin Edi Rama.
Kreu i qeverisë së Kosovës tha se ka marrëdhënie të mira me Ramën edhe pse ndajnë pikëpamje të ndryshme përsa i përket Ballkanit të Hapur.
Kurti ka theksuar përsëri se Ballkani i Hapur nuk është demokratik dhe europain.
Është përshtypja ime apo ju dhe Rama nuk duroheni dot reciprokisht?
Është përshtypja juaj. Kjo nuk do të thotë që biem dakord për gjithçka. Besoj që dallimi i cili që është i njohur janë raportet me Ballkanin Perëndimor. Unë besoj se Ballkani evropian dhe demokrati është mjaftueshëm i hapur, ndërsa Ballkani i Hapur nuk është mjaftueshëm demokratik dhe Europian.