Skuteria e Mercedes ka prezantuar makinën e re të garave në Formula 1. Duket se skuteria i është rikthyer një skeme ngjyrash tërësisht të zeza për një makinë të vitit 2023 që shefi i skuadrës Toto Wolff shpreson se “përfundimisht do të luftojë në pjesën e përparme”.
Mercedes shpreson të ketë zgjidhur problemet që kishte vitin e kaluar.
“Ne po mendojmë: A është e shpejtë ajo, a i kemi shëruar disa nga problemet? Dhe kjo është një e panjohur e madhe.
Por ne kemi mjetet për të zhvilluar makinën dhe shpresojmë t’i japim George Russell dhe Lewis Hamilton diçka që funksionon,” tha Wolff.
Ai theksoi se përdorimi i fjalës “përfundimisht” për të përshkruar kthimin e mundshëm të Mercedes në konkurrencë absolute ishte një pasqyrim i faktit se ekipi po përpiqej të kthehej nga një pozicion me një distancë e konsiderueshme prapa kampionëve të botës Red Bull, vitin e kaluar.
Koncepti i makinës Mercedes vitin e kaluar tërhoqi shumë vëmendje, sepse ishte shumë i ndryshëm nga dizajnet e dy makinave më të shpejta të vitit, nga Red Bull dhe Ferrari.
Ashtu si Ferrari të martën, Mercedes ka zbuluar një makinë të vërtetë, dhe shoferët Lewis Hamilton dhe George Russell do ta ngasin atë për herë të parë në Silverstone të martën./Opinion.al