Silvio Berlusconi ish-kryeministri i Italisë, është shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Milanos për çështjen e njohur si “Ruby Ter”.
Kreu i Forza Italia akuzohej për korrupsion në dokumentet gjyqësore, krim për të cilin prokuroria kishte kërkuar 6 vite burg. Gjyqtarët liruan nga akuzat ish-kryeministrin Berlusconi dhe dëshmitarët e tjerë, të cilët u akuzuan për korrupsion të dokumenteve gjyqësore dhe dëshmi të rreme.
Vendimi mbyll një gjyq 6-vjeçar në të cilin prokurori i Milanos akuzoi liderin e Forza Italia se u kishte paguar të ftuarve afro 10 milionë euro, nga nëntori 2011 deri në 2015, për heshtjen ose gënjeshtrën e tyre.
Kujtojmë se Berlusconi akuzohej për organizimin e festave të njohura ndryshe si “Bunga Bunga” me prostituta minorene në një nga vilat e tij në Sardenjë.
“Më në fund u lirova akuzat pas vitesh vuajtje , balte dhe dëmesh të pallogaritshme politike , sepse pata fatin të gjykohesha nga gjyqtarë që ishin në gjendje të qëndronin të pavarur, të paanshëm dhe të drejtë përballë akuzave të pabaza që ishin ngritur kundër meje”, shkroi Berlusconi pas vendimit.
Gjithashtu, gjykata rrëzoi akuzat për të gjithë 28 të pandehurit e tjerë, mes të cilëve dhe Karima el Mahroug , e njohur si “Ruby”.
Kryeministrja Giorga Meloni në një deklaratë mediatike shkruan se “deklarimi i pafajshmërisë së Berlusconit është një lajm i bukur që i jep fund një kalvari gjyqësor që ka pasur peshë dhe në jetën politike e institucionale të vendit”.