Autoritetet e Koresë së Veriut po i detyrojnë vajzat dhe gratë të ndryshojnë emrat e tyre nëse quhen “Ju Ae” emri i vajzës së Kim Jong Un, raportoi Radio Free Asia.
Gazeta citoi dy burime anonime njëra në Pyongan Veriore dhe tjetra në Phenianin e Jugut të cilët thanë se qeveritë lokale në qytetet Jeongju dhe Pyongsong lëshuan urdhra që gratë të ndryshonin certifikatat e tyre të lindjes.
“Dje, Ministria e Sigurisë në qytetin Jeongju thirri gratë e regjistruara në departamentin e gjendjes civile të rezidentëve me emrin ‘Ju Ae’, në Ministrinë e Sigurisë për të ndryshuar emrat e tyre,” tha një nga banorët në raportin e RFA të së premtes.
Ata thanë se një vajzë 12-vjeçare në lagjen e tyre quhej Ju Ae dhe prindërve të saj i’u tha të raportonin në Ministrinë e Sigurisë për të ndryshuar certifikatën e saj të lindjes.
Autoritetet thanë se emri i saj tani është i rezervuar për personat me “dinjitetin më të lartë.
Kim Ju Ae, që besohet të jetë 10 vjeç, është e vetmja nga tre fëmijët e Kim që u zbulua për publikun.
Ju Ae bëri debutimin e saj publik teksa ajo dhe babai i saj inspektuan një test të raketës balistike ndërkontinentale në nëntor.
Vajza u vu sërish në qendër të vëmendjes të mërkurën, duke marrë pjesë në një banket shtetëror duke bërë foto me gjeneralët kryesorë të Koresë së Veriut./Opinion.al