Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi në një dalje për mediat ka folur në lidhje me ndalimin për të hyrë në parlament.
Ai thotë se deputetët e PD janë në masë disiplinore dhe jo të ndaluar të hyjnë brenda seancës.
Boçi thotë se të gjithë ata deputetë të cilët janë ndëshkuar me masën disiplinore lejohet të hyjnë në parlament por nuk lejohet të marrin fjalën në foltore.
“Sipas nesh ja ku është vendimi i lëshuar nga sekretari I përgjithshëm. Është masë disiplinore dhe jo masë ndaluese. Pra sipas logjikës së tyre i bie të mos takojmë edhe njerëzit për 10 ditë. Unë nuk kam të drejtë të kërkoj fjalën, as për procedurë. Por nuk ka ndalim fizik për deputetët. Mund të ulen të ndjekin seancën pa folur. Tani më thoni kë të drejtë do të zbatojmë atë sipas një vendimi të gabuar, apo atë që thotë se masa është disiplinore. Është parlament policor që ka vrarë fjalën e lirë. Ku ka ndodhur të jenë të përjashtuar 8 deputetë. Por kjo bëhet sepse duhet që Rama të mos shqetësohet për të vërtetën tronditëse. Faktet kanë dalë. Detyra jonë është të përfaqësojmë njerëzit. Duke të ikur arsyeja normal që të ikin dritat”, tha Boçi./Opinion.al