Një sasi droge është kapur në kufirin greko-shqiptar. Droga është kapur një ditë më parë në zonën e Thesprotisë në Igumenicë.
126 kg 380 gram marijuanë janë gjetur në një automjet që ishte ngarkuar në kufirin e gjelbër e po tentonte të futej në tokën greke.
Droga ishte e ndarë në 89 pako, me vlerë rreth 316 mijë euro. Autoritetet kanë arrestuar dhe një person, ndërsa po punon për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në trafikun e drogës.