Mbi 28 mijë qytetarë kanë humbur jetën nga deri më tani nga tërmeti që goditi Turqinë dhe Sirinë, ndërsa për shkak të përmasave të kësaj tragjedie e gjithë bota është solidarizuar me këto dy shtete.
Ekipet e kërkim shpëtimit vijojnë kërkimet, të tjerë ofrojnë ndihma monetare, por ka pasur edhe nga ata që kanë përfituar për të vjedhur.
Më herët u raportua se policia turke ka arrestuar 40 persona të dyshuar për një seri vjedhjesh në rajonin e Hatay-t. Personat e arrestuar dyshohet se duke përfituar nga tërmeti, kanë hyrë brenda ndërtesave të dëmtuara dhe kanë vjedhur në aty sende me vlerë dhe bizhuteri.
Në disa video të publikuara në rrjete sociale, shihet që disa prej hajdutëve janë kapur në flagrancë. Ata janë dhunuar për faktin se janë munduar të përfitojnë në një kohë të vështirë për Turqinë.
Mësohet se policia turke ka arrestuar 98 perosna që akuzohen se kanë grabitur ndihmat e dhëna për personat e prekur nga tërmeti.