Ndërsa opozita ka mbajtur sot në kryeqytet një protestë të gjerë që nisi pikërisht përpara kryeministrisë, nga ana tjetër kryeministri Rama ka gjetur mënyrën e tij për të marr vëmendjen e mediave. Fillimisht reagimi i parë erdhi vetëm pak minuta para orës 12:00, kohë kur zyrtarisht opozita do të niste protestën.
Rama shfaqej në një studio arti, duke punuar mbi një poçe që sikurse kuptohet nga biseda me artistin ka dalë nga furra e pjekjes e thyer.
Teksa përpiqet ta riparojë poçen, Rama shprehet: “Ka një arsye që thuhet të cilën nuk e dimë, por ama duhet ta marrim mesazhin dhe duhet ta kthejmë thyerjen në kreativitet. Nga thyerja duhet të ngjitemi më lart”, shprehet Rama që në fakt duket se kërkon të japë një mesazh pikërisht pak ditë pasi çështja McGonigal e përfshiu drejpërdrejt emrin e tij.
Në një video të dytë të publikuar në Instagram pak më pas, duke ju referuar sërish poçes së thyer, Rama shprehet : “Jo të gjitha duhet t’i dimë dhe kuptojmë, por t’i mbajmë shënim dhe të bashkëpunojmë me forcat e panjohura që shpesh vijnë për të na dëmtuar, por na japin mundësinë që të bëhemi më të zhdërvjellët dhe më të fortë”. A janë këto fjalë mesazhe të koduara të kryeministrit Rama e që në fakt lidhen me situatën e tij aktuale? Mbetet për t’u parë./Opinion.al
View this post on Instagram