Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Protesta, Këlliçi: Në Tiranë më shpejt shkon në spital me betoniere se me ambulancë

2023/02/11 at 12:51 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Protesta, Këlliçi: Në Tiranë më shpejt shkon në spital me betoniere se me ambulancë

I pari që ka marrë fjalën në protestën e sotme të thirrur nga opozita ka qenë kandidati i PD për Tiranën në zgjedhjet lokale, Belind Këlliçi.


Ai përmendi disa nga çështjet për të cilat opozita akuzon mazhorancën si ndërtimi i rrugëve, ndërtimet ne kryeqytet apo edhe inceneratorët që i quajti imagjinarë.

Më tej ai theksoi se i vjen turp që në vitin 2023 duhet të premtojnë akoma ujë të pijshëm për qytetarët. Sipas Këlliçit, nëse Tirana nuk ndryshon, Shqipëria nuk ka për të ndryshuar.

“Tirana na ka mbledhur të gjithëve, na ka bashkuar për të kundërshtuar njëzëri të gjitha padrejtësitë që i bëhen vendit tonë nga kjo godinë. Këtu është strumbullari i të gjitha të këqijave, i të gjitha aferave që i kanë marrë arkës sonë të përbashkët miliarda euro. Para që iu morën fermerëve, minatorëve, naftëtarëve, spitaleve, shkollave, kopshteve dhe çerdheve.  Para që u vodhën me asfalt elektoral, farsa rindërtimi dhe me inceneratorë imagjinarë.

Para që i jepen agjentëve të huaj për ta lënë vendin pa opozitë, që shqiptarët të mos kenë alternativë në zgjedhje, që 14 maji të jetë një e diel e zakonshme dhe jo një ditë shprese për ndryshim. Po përse paguajnë për të eliminuar opozitën, këta që janë të pathyeshëm?

Paguajnë sepse kanë frikë nga opozita, nga 14 maji, kanë frikë nga ju, nga vota juaj dhe fuqia që ju jep vota.  Përse zhvillojnë takime sekrete, përse fshihen? Sepse marrëveshjet që bëjnë janë të paligjshme, korruptive dhe antidemokratike dhe janë të vetëdijshëm që këtë rradhë kanë shkelur në kallo.

Një pyetje kam: Kush e ka parë kryeministrin? Ku është VIP-i? Po këtë që do varte tek palmat e kryeministrisë, zarin e tij në Bashkinë Tiranë, a e ka parë njeri këto ditë?

Ish-zëvendësi i tij është kapur. S’ka ku e luan tani. Nëse drejtësia e ka çarkun e madh, edhe tigri bie në çark.

Rrugës për këtu, e patë trafikun e Tiranës, sa kohë duhet këtu për të mbaruar një hall?  E patë batërdinë me kulla që është bërë në sheshin Skënderbej?  Ju lutem kthejeni kokën dhe më thoni, a e shihni dot Sahatin e Tiranës?  E zhduku me një firmë që hodhi. Kaq vlejti për kryebashkiakun simboli i Tiranës, kaq vlejti identiteti i kryeqytetit. Nuk do më bënte fare habi nëse na quan sërish “shpellarë”.

Edhe sot në 103 vjetorin e Tiranës kryeqytet, zari i Ramës në Bashki po mundohet të na hedhë hi syve sikur promovon kulturën me inskenime koncerte lagjesh, ndërkohë që pak metra më tutje rrënohet Radio Tirana, në një kurs shkatërrimi pa kthim, gati për të ndjekur të gjithë vilat e tjera tradicionale të rrrugës Kont Urani, të cilat ja kanë lënë vendin kullave të betonit, e që e kanë shndërruar atë zonë të Tiranës nga një oaz mimozash, në labirinte betoni.

Është kryebashkiaku i vetëm në Europë që publikisht ka fyer të rinjtë që jetojnë në konvikte, pa të cilët Tirana mbetet e shkretë. Të rinj e të reja nga e gjithë Shqipëria vijnë në Tiranë për studime. Prindërit e tyre paguajmë miliona euro qira. I sjellin Tiranës para, vrull, energji. Energji që do duhej t’i kishte vetë një qytet me 1 milionë banorë, por ja që nuk i ka, sepse nuk administrohet. Nëse do të administrohej Tirana nuk do të kishte këtë kaos të përditshëm, këtë stres në trafik, këtë ajër të ndotur që e thithim të gjithë.

Ky është qyteti ku ka më shumë policë bashkiakë se pemë, më shumë kondicionerë në një zyrë shteti se ngrohje nëpër kopshte e shkolla . Ky është qyteti ku kryebashkiaku bën aktorin dhe aktori – investitorin strategjik.

Këtu shitësit të vogël ambulant i konfiskojnë tezgën ndërsa kriminelit i thonë biznesmen. Këtu jemi në qytetin ku shëndetësia qenka falas po për një varr paguhet nën dorë. Kjo është Tirana ku premtohen parqe dhe lulishte por nuk të sheh syri një lule të mbjellë. Keni ardhur në kryeqytetin e vetëm në Europë që në qendrën e vet mbillen shkurre dhe jo lule. Këtu dritat e rrugëve fiken natën dhe ndizen ditën.  A e dini se për të shkuar me urgjencë në spital, këtu mund të shkosh më shpejt me një betoniere se me autoambulancë?

Ju që mendoni se në kryeqytet ka siguri më të madhe për jetën, e dini se këtu zjarrfikësja nuk hyn dot brenda lagjeve, sepse oborret bëhen pallate? Se lulishtja bëhet kafene dhe kafeneja mbushet me fëmijë që nuk kanë ku të luajnë? Kam shumë për të thënë, se nuk flas vetëm si Belind.

Unë nuk po ju them vetëm të vërtetën time. Këto janë fjalët e inxhinier Fatjonit që banon në Njësinë 7, fjalët e profesor Adrianit nga Njësia 9, të Kriselës studente, të Etlevës arsimtare, të Arbrit taksist, të Elenës që është shitëse në Laprakë, të Sokolit pensionist dhe të atyre mijëra bashkëqytetarëve të mi nga çdo njësi që kam takuar e dëgjuar. Ato miliarda euro për të cilat flet Kontrolli i Lartë i Shtetit i janë vjedhur Fatjonit, Adrianit, Kriselës, Etlevës, Arbrit dhe secilit prej jush që keni ndjekur rrugën e protestës. U janë hequr atyre qindra mijërave që lanë Shqipërinë këto 10 vjet. I janë marrë pensionistëve, ushtarakëve, familjeve në nevojë, çifteve të reja që nuk blejnë dot një shtëpi në Tiranë.

Mua më vjen turp që më duhet të dal përpara njerëzve dhe të premtoj në vitin 2023 ujë të pijshëm, në një kryeqytet që ka më shumë depozita mbi pallat se depozita në bankë. Koha kur shqiptarët paguajnë për një shërbim që nuk e marrin do të marrë fund! Koha kur politikani premton një gjë dhe bën krejt të kundërtën e saj, duhet të marrë fund! Koha kur politikani del në çdo ekran sikur është në Tiranë dhe ndërkohë shullohet në Dubai apo Bali, duhet të marrë fund!

Kryeministri duhet t’i rrijë gatitu shqiptarëve dhe jo e kundërta. Kryebashkiaku duhet t’i rrijë pronto qytetarëve, sepse ata kanë në duar instrumentin e votës dhe mund ta heqin kur të duan. Të dy së bashku, Edi Rama dhe zari i tij, e kanë drejtuar Tiranën për 19 vjet. Kjo që shihni vërdallë është produkti i tyre.  Nëse Tirana nuk ndryshon, Shqipëria nuk ka për të ndryshuar”-tha Këlliçi.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 



Ju sugjerojmë

22 ditë protestë, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Aktualitet

22 ditë protestë, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

21 Qershor, 2026 8:03 pm
Ngërçi i bisedimeve për paqen luhat sërish tregjet,
Politikë

Spiropali i përgjigjet Ramës: PS të gjejë forcën të vetëpastrohet

21 Qershor, 2026 7:00 pm
Rama: Sponsorët e protestës po harxhojnë shumë para për t’i bërë dëm vendit
Kryesore

Rama: Sponsorët e protestës po harxhojnë shumë para për t’i bërë dëm vendit

21 Qershor, 2026 6:55 pm
Qëndruan deri në mëngjes para Kryeministrisë, policia procedon 9 protestues
Aktualitet

Qëndruan deri në mëngjes para Kryeministrisë, policia procedon 9 protestues

21 Qershor, 2026 6:52 pm
Berisha vizitë zyrtare në Bruksel në kuadër të 50 vjetorit të PPE
Kryesore

Berisha: Grisja e flamurit izraelit akt kriminal, të ndëshkohet autori

21 Qershor, 2026 4:48 pm
Shkencëtarët zbulojnë pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët
Life Style

Shkencëtarët zbulojnë pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët

21 Qershor, 2026 4:46 pm
Rrezikoi sigurinë e pushuesve me motor uji, gjobitet me 530 mijë lekë drejtuesi
Aktualitet

Rrezikoi sigurinë e pushuesve me motor uji, gjobitet me 530 mijë lekë drejtuesi

21 Qershor, 2026 3:32 pm
Tubim edhe në Jug, protestuesit prishin rrethimin 22-vjeçar të Kakomesë
Aktualitet

Tubim edhe në Jug, protestuesit prishin rrethimin 22-vjeçar të Kakomesë

21 Qershor, 2026 2:58 pm
Trump: Dua të takohem me Khamenein, Irani do heqë dorë nga armët bërthamore
Bota

Trump: Taksat në Ngushticën e Hormuzit vetëm nëse vendosen nga SHBA-të

21 Qershor, 2026 2:55 pm
Nisin bisedimet SHBA-Iran në Zvicër, takohen ekipet negociatore
Bota

Nisin bisedimet SHBA-Iran në Zvicër, takohen ekipet negociatore

21 Qershor, 2026 2:52 pm
Para
Protesta/ Ilir Alimehmeti: Jemi vënë përballë një kanceri korrupsioni

Protesta/ Ilir Alimehmeti: Jemi vënë përballë një kanceri korrupsioni

Protesta e opozitës, mbahet një minutë heshtje për viktimat e tërmetit në Turqi dhe Siri

Protesta e opozitës, mbahet një minutë heshtje për viktimat e tërmetit në Turqi dhe Siri

Shkëlzen Berisha në protestën e opozitës: Jam si qytetar, po dëgjoj

Shkëlzen Berisha në protestën e opozitës: Jam si qytetar, po dëgjoj
















TE FUNDIT

22 ditë protestë, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

22 ditë protestë, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
21 Qershor, 2026

Dita e 22-të e protestës ka nisur me marshimin e qytetarëve drejt Kryeministrisë, që nisi rreth orës 19:30. Qytetarët u...

Lexo më shumë

Spiropali i përgjigjet Ramës: PS të gjejë forcën të vetëpastrohet

Ngërçi i bisedimeve për paqen luhat sërish tregjet,
21 Qershor, 2026

Deputetja e PS, Elisa Spiropali, ka reaguar me anë të një statusi në Facebook, duke shkruar se Shqipëria do e...

Lexo më shumë

Rama: Sponsorët e protestës po harxhojnë shumë para për t’i bërë dëm vendit

Rama: Sponsorët e protestës po harxhojnë shumë para për t’i bërë dëm vendit
21 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur publikisht një komenti të një qytetareje nga Tetova, e cila në rrjetet sociale i...

Lexo më shumë

Qëndruan deri në mëngjes para Kryeministrisë, policia procedon 9 protestues

Qëndruan deri në mëngjes para Kryeministrisë, policia procedon 9 protestues
21 Qershor, 2026

Policia ka proceduar penalisht një grup prej 9 protestuesish që qëndruan deri në orët e para të mëngjesit para Kryeministrisë,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}