Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zbulohet një balonë e dytë kineze, eksperti amerikan: Janë të vështira për t’u rrëzuar

2023/02/04 at 9:52 AM
në Bota, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Zbulohet një balonë e dytë kineze, eksperti amerikan: Janë të vështira për t’u rrëzuar

Baloni kinez që u pikas nga Pentagoni ndërsa fluturonte në vende të ndjeshme raketore balistike amerikane mund të udhëhiqet nga teknologjia e avancuar e inteligjencës artificiale. Kështu është shprehur një ekspert amerikan të premten, raportojnë mediat e huaja.

Një balon i dytë i mbikëqyrjes kineze u pa më vonë mbi Amerikën Latine, tha Pentagoni, pa specifikuar vendndodhjen e saktë të saj.

William Kim, një specialist në balonat e vëzhgimit në institutin e mendimit “Marathon Initiative” në Uashington, i tha AFP se balonat janë një mjet i vlefshëm vëzhgimi që është i vështirë për t’u rrëzuar.

Kim tha se balona e parë kineze dukej si një balonë normale meterologjike, por me karakteristika të dallueshme.

“Ka një ngarkesë mjaft të madhe, të dukshme – elektronikën për udhëzime dhe mbledhjen e informacionit, të mundësuar nga panele të mëdha diellore. Dhe po ashtu duket se ka teknologji të avancuara të drejtimit që ushtria amerikane nuk i ka vënë ende në praktikë në ajër,” shpjegoi eksperti.

Inteligjenca artificiale ka bërë të mundur që një balon, vetëm duke lexuar ndryshimet në ajrin rreth tij, mund të drejtohet atje ku dëshiron që të shkojë, tha Kim.

– Cilat janë avantazhet ndaj satelitëve?

Kim tha se ndërsa satelitët bëhen më të prekshëm ndaj sulmeve nga Toka dhe hapësira, balonat kanë avantazhe të dallueshme. Së pari, ato nuk shfaqen lehtësisht në radarë.

 “Këto janë materiale që nuk reflektojnë, nuk janë metal. Pra, edhe pse këto balona zgjerohen në vëllime mjaft të mëdha, zbulimi i balonës është problem më vete.” Dhe ngarkesa, nëse është mjaft e vogël, mund të anashkalohet.

Balonat gjithashtu kanë avantazhin e mbajtjes së pozicioneve relativisht të palëvizshme mbi një objektiv mbikqyrjeje, krahasuar me satelitët që orbitojnë vazhdimisht, të përdorur nga agjencitë e spiunazhit për të bërë fotografi.

“Balonat mund të qëndrojnë lart, ato mund të qëndrojnë më shumë se një muaj, krahasuar me satelitët në orbitën e ulët të Tokës,” tha Kim.

A mund të ketë hyrë aksidentalisht në hapësirën ajrore të SHBA?

Kim e quajti një “mundësi reale” që balona të ketë pasur si mision kryesor të mblidhte të dhëna nga jashtë kufijve të SHBA-së ose shumë më lart, por nuk ka funksionuar.

Eksperti shpjegoi gjithashtu se edhe rrëzimi i balonave nuk është një opsion i lehtë.

 “Këto balona përdorin helium. Nuk mund ta qëllosh dhe pastaj të digjet. Nëse i bën vrima, gazi do të rrjedhë shumë ngadalë.”/Opinion.al

Ju sugjerojmë

Zbardhet axhenda e Komunitetit Politik Evropian më 16 Maj
Kryesore

Zbardhet axhenda e Komunitetit Politik Evropian më 16 Maj

13 Maj, 2025 5:13 pm
Trump arrin në Arabinë Saudite, nis turneun në Lindjen e Mesme
Bota

Trump arrin në Arabinë Saudite, nis turneun në Lindjen e Mesme

13 Maj, 2025 5:00 pm
KAS pranoi kërkesën e PS, reagon PD-ja: Votat e Greqisë janë të manipuluara
Kryesore

KAS pranoi kërkesën e PS, reagon PD-ja: Votat e Greqisë janë të manipuluara

13 Maj, 2025 4:50 pm
KZAZ merr vendimin pas debatit të Shehajt, votat e ‘Mundësisë’ shpallen të vlefshme
Aktualitet

KZAZ merr vendimin pas debatit të Shehajt, votat e ‘Mundësisë’ shpallen të vlefshme

13 Maj, 2025 4:40 pm
Presidenti i KE: Shqipëria dhe Mali i Zi mund të anëtarësohen në BE para vitit 2030
Aktualitet

Presidenti i KE: Shqipëria dhe Mali i Zi mund të anëtarësohen në BE para vitit 2030

13 Maj, 2025 4:15 pm
Costa: Dialogu me Kosovën, kyç për rrugën evropiane të Serbisë
Rajoni

Costa: Dialogu me Kosovën, kyç për rrugën evropiane të Serbisë

13 Maj, 2025 4:05 pm
Fitorja më e thellë e PS në Fier, Elbasan dhe Gjirokastër
Aktualitet

Fitorja më e thellë e PS në Fier, Elbasan dhe Gjirokastër

13 Maj, 2025 3:52 pm
Shpallja e pavlefshme e votave të “Mundësisë”,tensionohet situata te ‘Sami Frashëri’
Aktualitet

Shpallja e pavlefshme e votave të “Mundësisë”,tensionohet situata te ‘Sami Frashëri’

13 Maj, 2025 3:33 pm
Samiti në Tiranë/Rama ‘i drejtohet’ Skënderbeut: Do mblidhen në sheshin tënd o Mbret
Aktualitet

Samiti në Tiranë/Rama ‘i drejtohet’ Skënderbeut: Do mblidhen në sheshin tënd o Mbret

13 Maj, 2025 3:14 pm
QUINT-Klasës politike në Kosovë: Status quo-ja aktuale nuk i sjell dobi askujt
Rajoni

QUINT-Klasës politike në Kosovë: Status quo-ja aktuale nuk i sjell dobi askujt

13 Maj, 2025 2:56 pm
Para
Ndërron jetë xhaxhai i Alda Klosit, familjarët mohojnë përfshirjen në paratë e vjedhura

Arrestimi i Alda Klosit, policia jep njoftim zyrtar

BE kufizon çmimin për naftën ruse

BE kufizon çmimin për naftën ruse

Njësitë e azilit në Britani marrin urdhër të trajtojnë vetëm rastet e shqiptarëve

Njësitë e azilit në Britani marrin urdhër të trajtojnë vetëm rastet e shqiptarëve

TE FUNDIT

Zbardhet axhenda e Komunitetit Politik Evropian më 16 Maj

Zbardhet axhenda e Komunitetit Politik Evropian më 16 Maj
13 Maj, 2025

Me datë 16 Maj, drejtuesit e shteteve evropiane do të mblidhen në Tiranë në kuadër të Samitit Politik Evropian, së...

Lexo më shumë

Trump arrin në Arabinë Saudite, nis turneun në Lindjen e Mesme

Trump arrin në Arabinë Saudite, nis turneun në Lindjen e Mesme
13 Maj, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, mbërriti në kryeqytetin saudit, Riad, më 13 maj, duke shënuar fillimin...

Lexo më shumë

KAS pranoi kërkesën e PS, reagon PD-ja: Votat e Greqisë janë të manipuluara

KAS pranoi kërkesën e PS, reagon PD-ja: Votat e Greqisë janë të manipuluara
13 Maj, 2025

Partia Demokratike reagoi pas vendimit të KAS që pranoi ankimimin e Partisë Socialiste për të mos veçuar numërimin e votave...

Lexo më shumë

KZAZ merr vendimin pas debatit të Shehajt, votat e ‘Mundësisë’ shpallen të vlefshme

KZAZ merr vendimin pas debatit të Shehajt, votat e ‘Mundësisë’ shpallen të vlefshme
13 Maj, 2025

Pas situatës të tensionuar në KZAZ nr. 40 në Tiranë, ku përfaqësuesit e Partisë “Mundësia” kontestuan pavlefshmërinë e disa fletëve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com