Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka paralajmëruar kryeministrin me të njëjtën shprehje që Rama ka përdorur ndaj opozitës.
Berisha tha nga mbledhja krerët e degëve të Tiranës se Rama nuk ka parë gjë akoma nga aksioni opozitar.
Kryedemokrati theksoi se opozita do të vijojë betejën në parlament dhe se do të ketë rezistencë të fuqishme.
“Unë aty në Parlament i them se s’ke parë gjë akoma nuk e lëshojmë ne Parlamentin, është i qytetarëve dhe jo i horrave, vrasësve. Do qëndrojmë dhe me një rezistencë më të fuqishme. Pse e bëjmë? Sepse parlamenti me ligj është për t’i dhënë mundësi opozitës të kontrollojë qeverinë, dhe jo për ta asgjësuar siç do ai me Lindën e tij”,-tha kreu i PD.