Teuta dhe Vllaznia vijon në fazën e ardhshme të Kupës së Shqipërisë pasi kanë eliminuar këtë të premte rivalët e tyre, Bylisin dhe Erzenin.
Vllaznia-Bylis u mbyll në barazim 1-1, por ishin shkodranët ata që kaluan në fazën e ardhshme të Kupës, pasi kishin fituar takimin e parë 2-2.
Ndërkohë, në ndeshjen tjetër mes Teutës dhe Erzenit ka mjaftuar një gol I realizuar nga Gruda në fundin e takimit për të vendosur kualifikimin. Erzeni ishte në kërkim të golit në minutën e 83-të, kur ekzekutuan një goditje dënimi, por durrsakët shfrytëzuan në maksimum kundërsulmin dhe Gruda, pasi vrapoi për më shumë se 80 metra, e dërgoi topin në rrjetë.
Çiftet çerekfinaliste janë si më poshtë:
Kastrioti – Tirana
Vllaznia – Partizani
Egnatia – Laçi
Teuta – Kukësi
Takimet e para të fazës çerekfinale do të luhen më 1 mars, ndërsa ndeshjet e kthimit do të zhvillohen më 15 mars.