Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Norvegjia blen 54 tanke “Leopard” nga Gjermania

2023/02/03 at 5:27 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Norvegjia blen 54 tanke “Leopard” nga Gjermania

Norvegjia do të porosisë 54 tanke të reja “Leopard 2” nga koncerni gjerman i armatimit Krauss-Maffei Wegmann. Skandinavët gjithashtu kanë një opsion për të blerë 18 tanke të tjera.

Norvegjia, anëtare e NATO-s, blen nga Gjermania 54 tanke “Leopard 2”. Qeveria norvegjeze ka vendosur të blejë tanket e betejës nga koncerni gjerman i armatimit Krauss-Maffei Wegmann, njoftoi kryeministri Jonas Gahr Støre në bazën ushtarake Rena, rreth 150 kilometra në veri të Oslos. Për më tepër, ekziston një mundësi për të blerë 18 tanke të tjerë.

Lëvrimi i parë në vitin 2026

Gjatë njoftimit, kryeministri Støre nënvizoi afërsinë dhe cilësinë e marrëdhënieve midis vendit të tij dhe Gjermanisë. Republika Federale po luan një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në politikën e sigurisë në Evropë, tha ai. Po në mëngjes, ai kishte informuar kancelarin Olaf Scholz për blerjen e Leopard 2A7, tha Støre.

Sipas qeverisë, blerja ndodhet brenda kuadrit buxhetor prej 19.7 miliardë koronash norvegjeze (rreth 1.8 miliardë euro) të vendosur nga parlamenti. Kjo kornizë mbulon më shumë sesa blerjen aktuale të tankeve. Çmimi i negociuar i blerjes nga Gjermania u mbajt i fshehtë.

Tashmë 36 “Leopard”-e në depo

Parlamenti norvegjez e kishte miratuar blerjen e tankeve të reja luftarake në vitin 2021. Vendi skandinav jo anëtar i BE-së shqyrtoi më pas disa modele të ndryshme tankesh, duke përfshirë Hyundai Rotem K2 Black Panther të Koresë së Jugut.

Prandaj edhe zgjedhja e prodhuesit të Mynihut kishte një rëndësi gjeostrategjike. Kohët e fundit, Polonia, anëtare e BE, vendosi ta pajisë arsenalin e saj të tankeve jo më me tanke Leopard, por me modelin e Koresë së Jugut. Kjo ngjalli irritim në Gjermani. “Shpresojmë që norvegjezët të mos bëjnë të njëjtin gabim,” tha atëherë për gazetën “Merkur” Ralf Ketzel, kreu i koncernit të armatimit Kraus-Maffei Wegmann.

Sipas mediave norvegjeze, zgjedhja përfundimisht u bë për “Leopard 2A7” të Gjermanisë, jo për tankun koreanojugor të Hyundai Rotem “K2 Black Panther”.

Norvegjia ka aktualisht 36 tanke “Leopard” të tipit më të vjetër 2A4. Qeveria e Störe ka njoftuar se disa prej tyre do t’ia japë Ukrainës – ende është e paqartë se sa./ DW

Ju sugjerojmë

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”
Kryesore

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:02 pm
“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 6:37 pm
Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles
Kryesore

Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles

7 Qershor, 2025 6:22 pm
Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë
Kryesore

Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë

7 Qershor, 2025 6:18 pm
The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…
Kryesore

The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…

7 Qershor, 2025 5:55 pm
Para
Greqi/ Vidhte brenda spitaleve në Athinë, arrestohet 31-vjeçari

Greqi/ Vidhte brenda spitaleve në Athinë, arrestohet 31-vjeçari

Balonë spiunazhi në hapësirën ajrore të SHBA, Blinken anulon vizitën zyrtare në Kinë

Balonë spiunazhi në hapësirën ajrore të SHBA, Blinken anulon vizitën zyrtare në Kinë

Dëmet që i shkaktoni qafës kur shikoni shumë celularin

Dëmet që i shkaktoni qafës kur shikoni shumë celularin

TE FUNDIT

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Përballja Shqipëri-Serbi sapo ka nisur në stadiumin “Air Albania”. Kuqezinjtë kërkojnë me çdo kusht triumfin, në duelin direkt për vendin...

Lexo më shumë

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
7 Qershor, 2025

Pak çaste na ndajnë nga ndeshja e rëndësishme “Shqipëri-Serbi”, teksa Tv Klan ndodhet aty në fushë për t’ju dhënë çdo...

Lexo më shumë

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
7 Qershor, 2025

Ndihmëstrajneri i Kombëtares, Ervin Bulku, foli për Tv Klan, para ndeshjes së Shqipërisë me Serbinë. Bulku komentoi zgjedhjet, duke thënë...

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Pas Serbisë, edhe Kombëtarja shqiptare ka mbërritur në stadiumin “Air Albania”, aty ku do të luhet përballja mes dy ekipeve....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com