Një çiklist mbeti i varur në urë, pas një aksidenti masiv në etapën e dytë të garës franceze “Star of Besseges”.
Biçikletat dhe çiklistët e tjerë të rrëzuar në urën e ngushtë, detyruan çiklistin që të përdorte të gjitha forcat e tij për të qëndruar i varur në urë dhe të mos binte poshtë.
Pas këtij aksidenti, që fatmirësisht nuk pati pasoja të rënda, gara u pezullua 22 km përpara finishit.