Kryeministri Edi Rama, e ka nisur mëngjesin e sotëm, duke publikuar në rrjetet sociale pamje nga kantieri për zgjerimin e rrugës Elbasan-Qafë Thanë ku aktualisht po ndërtohet nënkalimin dhe ura automobilistike.
Rama shkruan se ky projekt do të shkurtojë distancat dhe do të kthehet në një rrugë interurbane me katër korsi si pjesë e Korridorit të 8-të.
“Dhe nga kantieri për zgjerimin e rrugës Elbasan-Qafë Thanë, ku aktualisht po ndërtohet nënkalimi dhe ura automobilistike, një projekt që do të shkurtojë distancat dhe do të kthehet në një rrugë interurbane me katër korsi, si pjesë e korridorit të 8-të, tanimë i përfshirë në rrjetin europian, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Kryeministri Rama në Facebook.