Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përjashtimi për 10 ditë nga Kuvendi, Berisha: Ne nuk e lëshojmë parlamentin

2023/02/01 at 2:14 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Përjashtimi për 10 ditë nga Kuvendi, Berisha: Ne nuk e lëshojmë parlamentin

Kreu i PD-së Sali Berisha deklaroi në mbledhjen e grupit parlamentar se nuk do ta lëshojnë parlamentin, pavarësisht përjashtimit për 10 ditë.

Sipas kryedemokratit deputetët e PD do bëjnë betejë në parlament dhe do të bindin çdo shqiptar se janë të gatshëm për çdo sakrificë për të mbrojtur votën e tyre.

Berisha theksoi në parlament do mbrojë interesat e kombit shqiptar.

“Ju jeni të vetëdijshëm se çfarë qëndrimesh mbahen ndaj nesh në parlament. Qytetarët tanë duhet ta dinë se çfarë intrigash të ulëta thuren ndaj deputetëve tanë në parlament. Siç na takonte dhe siç prisnin shqiptarët dhe miqtë tanë ne kërkuam debat, firmosëm si deputetë për të zhvilluar debat për këtë aferë që ka tronditur, ka ulur në pikën më të thellë marrëdhëniet midis dy vendeve. Çfarë u bë? Refuzuan në mënyrën antiligjore. Lexuan ato që kishin dhe votuan në mënyrë kriminale staliniste, pa asnjë bazë ligjore propozimin e Alibashës për përjashtimin nga grupi parlamentar, të cilin ai e përdor si letër higjienike se aty nuk ekziston, pa mbledhje, pa asgjë, në një kohë kur rregullorja e grupit parlamentar nuk ka përjashtim, nuk ekziston përjashtimi. Këta sillen si banditë. Këto duhet tua bëjmë të qartë qytetarëve se ne votat e tyre kemi, besimin e tyre kemi dhe ne duhet të ngrihemi. Kjo situatë nuk mund të pranohet. Ky parlament kryen krime të rënda kushtetuese. Nuk ka parlament që mund të sillet në këtë mënyrë ndaj deputetëve. Linda e parlamentit nuk duhet të flas, unë e kam quajtur madam Vila. 13 mln euro kushtoi bojatisja e ministrisë së saj, por doli mënjanë një vilë atje te kodra. Unë e kam denoncuar atë dhe sigurisht do denoncohet.
Ka një rregullore, për parlamentin është kushtetutë. Ajo nuk thyhet. Përjashtoj thotë se më thotë Alibasha 4 deputetë nga parlamenti. Duhet tua themi zgjedhësve tanë. Si mund të ndodhë? Kjo ndodh vetëm në një shpellë të mafies, në parlamentin Rama-Linda dhe kurrë në një parlament serioz.
Ne nuk mund të merremi me pengun, do merremi me pengmarrësin.
Vijmë te qëllimi i fundit, çfarë ndodhi të enjten që kaloi, ne paraqitëm kërkesën për debat, gjëja më normale, na bllokuan në mënyrën me antiligjore dhe sot për të zv këtë del interpelanca e Alibashës me patronin e tij, sepse i bashkërendojnë. Kjo është e turpshme. Ne nuk lëshojmë. Kërkojmë me urgjent debat në parlament për këtë çështje thelbësore. Me Alibashën të bëjë ç’të dojë Edi Rama, por është e turpshme ta përdorë në këtë mënyrë, ta diskreditojë në këtë mënyrë.
E gjithë ça u bë, u bë për mocion me debat, tani përpiqet ta kalojë me interpelancë me Alibashën. Ne nuk e lëshojmë parlamentin, do bëjmë betejë në parlament dhe të bindim çdo shqiptar se aty jemi të gatshëm për çdo sakrificë për të mbrojtur votën e tyre. Nuk e lëshojmë ne parlamentin, le të marrin çdo masë, le të sillen si të duan. Ne aty do mbrojmë interesat e kombit shqiptar”-tha Berisha.

Ju sugjerojmë

Kupa e Botës 2026, cilat do të jenë rregullat e reja që do testohen në Botëror
Sport

Kupa e Botës 2026, cilat do të jenë rregullat e reja që do testohen në Botëror

21 Janar, 2026 10:42 am
15 vite nga 21 Janari, Rama për Berishën: Deshi të tregonte se të vret me të vërtetë
Aktualitet

15 vite nga 21 Janari, Rama për Berishën: Deshi të tregonte se të vret me të vërtetë

21 Janar, 2026 10:25 am
Përkeqësohet moti, zonat më problematike për qarkullimin e mjeteve
Aktualitet

Përkeqësohet moti, zonat më problematike për qarkullimin e mjeteve

21 Janar, 2026 9:36 am
Dëborë në Pukë e Fushë-Arrëz, Policia apel drejtuesve të mjeteve: Kujdes…
Aktualitet

Dëborë në Pukë e Fushë-Arrëz, Policia apel drejtuesve të mjeteve: Kujdes…

21 Janar, 2026 9:33 am
Udhëtonte për në Davos, Air Force One i Trump pëson defekt
Bota

Udhëtonte për në Davos, Air Force One i Trump pëson defekt

21 Janar, 2026 9:02 am
“21 janari”, Rama: 4 protestues nuk prehen dot në paqe, drejtësia i ngjan…
Aktualitet

“21 janari”, Rama: 4 protestues nuk prehen dot në paqe, drejtësia i ngjan…

21 Janar, 2026 8:55 am
Ulen temperaturat, reshje të dendura dëbore në Dibër
Aktualitet

Ulen temperaturat, reshje të dendura dëbore në Dibër

21 Janar, 2026 8:46 am
Tjetër aksident hekurudhor në Spanjë, ka viktima dhe të plagosur
Bota

Tjetër aksident hekurudhor në Spanjë, ka viktima dhe të plagosur

21 Janar, 2026 8:44 am
15 vite nga 21 Janari, 4 protestues u vranë para Kryeministrisë
Aktualitet

15 vite nga 21 Janari, 4 protestues u vranë para Kryeministrisë

21 Janar, 2026 8:37 am
Parashikimi i motit, 22 gusht 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 21 janar 2026

21 Janar, 2026 8:34 am
Para
U aksidentua me makinë dhe hoqi dorë nga profesioni, flet ish-balerina e Tv Klan

U aksidentua me makinë dhe hoqi dorë nga profesioni, flet ish-balerina e Tv Klan

Spanja gati të dergojë tanke luftarake Leopard 2 në Ukrainë

Spanja gati të dergojë tanke luftarake Leopard 2 në Ukrainë

Paratë ruse/Berisha: Rama kishte qëllim të merrte peng PD, siç e mori Bashën

Paratë ruse/Berisha: Rama kishte qëllim të merrte peng PD, siç e mori Bashën

TE FUNDIT

Kupa e Botës 2026, cilat do të jenë rregullat e reja që do testohen në Botëror

Kupa e Botës 2026, cilat do të jenë rregullat e reja që do testohen në Botëror
21 Janar, 2026

Përpjekje të reja për të përshpejtuar ritmin e futbollit dhe për të reduktuar humbjen e kohës janë planifikuar për Kupën...

Lexo më shumë

15 vite nga 21 Janari, Rama për Berishën: Deshi të tregonte se të vret me të vërtetë

15 vite nga 21 Janari, Rama për Berishën: Deshi të tregonte se të vret me të vërtetë
21 Janar, 2026

Kryeministri Edi Rama kujtoi në një ceremoni të posaçme 21 janarin e vitit 2011, ku katër persona mbetën të vrarë...

Lexo më shumë

Përkeqësohet moti, zonat më problematike për qarkullimin e mjeteve

Përkeqësohet moti, zonat më problematike për qarkullimin e mjeteve
21 Janar, 2026

Policia e Shtetit u ka bërë apel shoferëve që të bëjnë kujdes në të gjitha akset rrugore në vend, për...

Lexo më shumë

Dëborë në Pukë e Fushë-Arrëz, Policia apel drejtuesve të mjeteve: Kujdes…

Dëborë në Pukë e Fushë-Arrëz, Policia apel drejtuesve të mjeteve: Kujdes…
21 Janar, 2026

Gjatë natës, pjesa veriore e vendit ka qenë nën ndikimin e reshjeve të dëborës. Reshjet e borës kanë përfshirë territorin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com