Një 59-vjeçar është arrestuar nga policia në Fier pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur.
Policia bën me dije se ka rënë në pranga shtetasi me inicialet G. J.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin:-G. J., 59 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur”-njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.