Një 31-vjeçare është vënë në pranga nga policia në Fier. Uniformat blu bëjnë me dije se gjatë kontrollit të ushtruar ndaj saj oficerët e policisë i gjetën në çantë, një armë të ftohtë, shkop hekuri.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasen: P. I., 31 vjeçe, banuese në Fier, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, iu gjet në çantë, një armë e ftohtë (shkop hekuri).”-njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.