Shkëlzen Berisha, djali i kryedemokratit Sali Berisha është paraqitur mëngjesin e kësaj të enjteje në SPAK. Sikurse duket në videot e mëposhtme të siguruar nga Opinion.al, ai është futur para pak minutash në Prokurorinë e Posaçme.
Mësohet se Shkëlzen Berisha është thirrur në SPAK për çështjen Gërdeci.
Kujtojmë se për çështjen Gërdeci, SPAK regjistroi procedimin penal për ish-Ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu, duke e marrë atë të pandehur për shpërthimin e ndodhur në vitin 2008 në Gërdec ku humbën jetën 26 persona dhe u plagosën shumë të tjerë.