William G. Walker, njeriu që i tregoi botës masakrën e forcave në në Reçak në vitin 1999, tregon komunikimet që ka patur pasi konstatoi ngjarjen e rëndë.
Walker thotë në “Opinion” se nuk ka folur me DASH apo zyrtarë të tjerë, por gjithçka që shikoi në Reçak e bëri të ditur vetë gjatë një konferënce, gjë e cila solli dhe reagim të menjëhershëm të ndërkombëtarëve.
Diplomati thotë se pasi tregoi masakrën, Sebia e shpalli non grata, gjë të cilën e mësoi nga mediat teksa ndodhej në Beograd.
Fevziu: Zoti Ambasador, përpara konferencës për shtyp, patët ndonjë kontakt apo shkëmbime mesazhesh me zyrën në Uashington? Ose në Vjenë për shkak të OSBE-së.
Walker: Më bëhet shpesh kjo pyetje. Më pyesin a i telefonova Vjenës, a i telefonova NATO-s, a i telefonova Brukselit, a i telefonova Uashingtonit.
Fevziu: Folët drejt për drejt me Madeleine Albright?
Walker: Jo. Nuk më kujtohet ti kem folur askujt. Shkova në zyrë, u ula para kompjuterit dhe fillova të shkruaj…
Fevziu: Dhe i dërguat informacion apo raport, lë të themi..?
Walker: Kisha Kreun e Shtabit, një zyrtar amerikan i cili merrej me këtë gjë. Ai më tha se i telefonoi Ëesley Clark, i telefonoi Departamentit të Shtetit. Ndoshta ato mendonin se ishin duke folur me mua, ose ndoshta kështu e mbajnë mend megjithatë unë nuk i telefonova. Unë u ula dhe fillova të shkruaj ato që doja të thosha.
Fevziu: Kur dolët në konferencën për shtyp para gazetarëve ju ishit i sigurt për deklaratat tuaja, se çfarë do të thoshit.
Walker: Nëse keni parë videon e asaj konference, do keni vënë re se flisja shumë ngadalë, isha shumë i vendosur për të thënë ato që thash. Nuk ishin fjalët e askujt tjetër. Ishin fjalët e mija.
Fevziu: Çfarë reagimi patën serbët pas asaj konference?
Walker: Reagimi grupit?
Fevziu: Jo, i zyrtarëve. Nga qeveria.
Walker: Nga Uashingtoni?
Fevziu: Jo, nga Beogradi.
Walker: O, nga Beogradi. Nuk iu desh shumë kohë për të thënë se Walker alker-i ishte një gënjeshtar, se Walker alker-i ishte një agjent…
Fevziu: Se Walker alker-i është një person non-grata…
Walker: Më duket se kjo ndodhi dy ditë më vonë. Nuk ma thanë mua se isha një person non-grata, e mësova nga shtypi. Isha në Beograd me Dick Holberg. Shkova për të ngrënë mëngjesin në cilindo hotel që ndodheshim. Erdhi shtypi dhe më pyetën se çfarë mendoja për shpalljen si një person non-grata. I thash se nuk e kisha idenë se për çfarë po flisnin.
Fevziu: Ju nuk ia kishit fare idenë. Ishte shtypi që ju informoi për këtë situatën.
Walker: Po.
Fevziu: Dhe cili ishte reagimi i Uashingtonit?
Walker: Fal Zotit, pati reagim nga komuniteti ndërkombëtar, OSBE-ja, Uashingtoni, Londra, Parisi, Roma, madje edhe Moska. Me sa duket i kaluan disa fjalë Millosheviçit se nuk do të pranonin që të më përzënin nga shteti.
Fevziu: Duke u sjellë në këtë mënyrë, kjo ishte e tmerrshme për të gjithë botën.
Fevziu: Mu dhanë 24 orë të largohesha nga shteti. Më telefonoi Ministri i Jashtëm i Norvegjez i cili ishte në krye të OSBE-së, Knut Vollebæk. Më tha, rri rehat Walker, ne po i themi Millosheviçit se nuk mund ta bëj këtë gjë. U desh një ditë pak a shumë dhe më thanë se jam i ngrirë në statusin tim prej personi non-grata. I thash, çfarë do të thotë se jam i ngrirë.
Fevziu: Çfarë është ngrirë?
Walker: Madje ende jam i tillë, me sa jam në dijeni. Kjo do të thoshte se qeveria e Beogradit nuk do të merrej më me mua, do të merreshin me zëvendësin tim francez të cilin e konsideronin si zëvendësuesin e parë. Unë nuk e konsideroja si zëvendësuesin e parë por Beogradi e konsideronte të tillë.
Fevziu: Patët diskutime brenda misionit?
Walker: Jo shumë.
Fevziu: Të gjithë ishin të shqetësuar…
Walker: Po, të gjithë mendonim se çfarë do të ndodhte tani. Walker-i është shpallur si person non-grata. Në fakt qëndrova në zyrën time për disa ditë. Më thanë të mos largohem nga zyra pasi mund të më marrin, apo diçka e tillë. Nuk mendoj se do të bënin diçka të atillë. Millosheviçi ishte një njeri hokatar, lë ta themi në këtë mënyrë. Mendonte gjithnjë se ishte më i zgjuar se kushdo tjetër dhe ndoshta mendonte se më kishte frikësuar që të mos flisja më. E kishte gabim.