Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit si pasojë e reshjeve të dendura të shiut ka patur rrëshqitje të dherave dhe gurëve në segmentin rrugor Mes-Ura e Shtrenjtë në Njësinë Administrative të Postribës.
Mëngjesin e sotëm, përmes një njoftimi në rrjetin social “Facebook”, Bashkia Shkodër thotë se përmes firmës kontraktore ka nisur punën për pastrimin e dherave e gurëve, që sa më parë kjo rrugë t’i kthehet normalitetit në qarkullim.
Bashkia bën apel ndaj udhëtarëve të tregojnë kujdes gjatë lëvizjeve në këtë segment rrugor.
Dëme ka patur në këtë njësi edhe në kanalin vaditës ku po bëhen verifikimet përkatëse për të nisur më pas riparimet.