Kardinali Ernest Simoni Troshani ka treguar në një intervistë televizive se ekzorcizmin e parë e ka kryer në në vitin 1956. Ai tregoi rastin e një vajze 19-vjeçare e cila ishte e pushtuar dhe kanë qenë 7 burra që janë dashur ta mbajnë. “Sa më pa mua, u hodh, në emër të Krishtit, u ngrit në këmbë, u lirua dhe shpëtoi”, tregoi kardinali, gjatë intervistës për gazetarin Flori GJini në Euroneës Albania.
“Ekzorcizmin e parë, 66 vite më parë, në vitin 1956. Ndonjëherë, njihet ai që është i pushtuar, ai që fillon të dridhet dhe duhen katër apo gjashtë veta për ta mbajtur. Duke i vazhduar këto ekszorcizma, një vajzë 19-vjeçare, u detyruan shtatë burra për ta mbajtur, kaq e fortë.
Sa më pa mua, u hodh, në emër të Krishtit, u ngrit në këmbë, u lirua dhe shpëtoi. Këto i ka Krishti për 5-10 sekonda”, u shpreh ai./Opinion.al