Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PD: Ministrja Bilali shpërndan miliona lekë të shtetit për shoqërinë dhe shokët e partisë

2022/12/20 at 2:05 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
PD: Ministrja Bilali shpërndan miliona lekë të shtetit për shoqërinë dhe shokët e partisë

Partia Demokratike ka denoncuar këtë të martë skemën e abuzimeve me grantet e Start-up-eve.

Në një daljë për mediat deputetja Ina Zhupa ka akuzuar ministren e Sipërmarrjes Edona Bilali se ka shpërndarë miliona lekë të shtetit në grante për shoqërinë e vet dhe shokët e partisë.

Sipas Zhupës, ministrja Bilali ka dhënë dy grante me vlerë 88 milionë lekë, dy organizatave që janë pjesë e rrjetit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim.

“Ministrja e Sipërmarrjes, Edona Bilali e meriton ministrinë që i kanë dhënë, sepse me të vërtetë merr përsipër shumë. Inovacionin e parë në sipërmarrje e bëri kur shpalli shefin e saj Edi Rama, Zeus, pra zot i gjithëfuqishëm në mitologjinë greke.

Të dytin e ka bërë së fundmi duke shpërndarë miliona lekë të shtetit në grante për shoqërinë e vet dhe shokët e partisë sipas investigimit të emisionit PIRANJA. Sypatrembur nga ligji dhe pa u skuqur nga turpi, ministrja i ka dhënë dy grante me vlerë 88 milionë lekë, dy organizatave që janë pjesë e rrjetit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim.

Edona Bilali dhe dy shefat e AADF, Mata e Sarapuli, nuk e kanë parë konfliktin e interesit në faktin se janë që të dy anëtarë të bordit të qendrës që përfiton grante dhe njëkohësisht kanë anëtarët e AADF ne komisionin qe i jep grantet. Ky konflikt i hapur interesi, që vetë i bëjnë organizatat dhe vetes ia japin paratë, ngjan si një darovitje tipike ballkanike.

Sa për kujtesë të publikut, Fondacioni Shqiptaro Amerikan për Zhvillim ka qenë në qendër të debatit kohët e fundit për koncensionin e Butrintit. Ky ka qenë shqetësimi i madh që, unë si deputete, dhe Partia Demokratike kanë ngritur vazhdimisht sa i takon këtij rasti. A mos, një aset kombëtar dhe ndërkombëtar si Butrinti, përdoret për interesat flagrante personale dhe private duke devijuar fonde dhe dëmtuar trashëgiminë?!

Një pjesë e përgjigjes jepet nga përfshirja e dy krerëve të AADF në një skemë të pastër përfitimi pavarësisht konfliktit të hapur të interesit.

Një rast tjetër i granteve për start upe është një emër tashmë i fort-lakuar në media për abuzime me fondet. Flladi Agolli, i biri i Dritan Agollit, drejtor i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, ka përfituar 40 milionë lekë për Start-up-in e tij. Kohë më parë Dritan Agolli u denoncua për shpërblimin e të birit me 500 milionë lekë, duke e shpallur fitues për një libër gatimi, shefin e restorantit të tij.

Ministrja e sipërmarrjes në keqperdorim të parave nga arka e shtetit, ka darovitur edhe një familje tjetër, me sa duket të afërt me të dhe partinë. Altin dhe Arbi Bamllari, babë e bir, kanë marrë 50 milionë lekë për kompanitë e tyre “Skytech” dhe “3DSKY”.

Gjithashtu, Bilali ka dhënë një grant prej 50 milionë lekësh për Kamela Haskon, auditore që e mesa duket ka qenë bashkëpunëtore e Edonës kur kjo drejtonte një kompani konsulencash. Hasko së bashku me bashkëshortin menaxhojnë zyrën e auditit “AKH consulting” që është larg te qënurit inovative, rinore, apo teknologjike.

Prova të tilla nga ministria e Sipërmarrjes shohin të rinjtë shqiptarë, që marrin përsipër të braktisin Shqipërinë dhe te nisem me gomone deteve të Europës.

Prova të tilla dalin e teprojnë për të kuptuar se Shqipëria është në rrezik dhe se ne duhet t’i dalim zot. Të gjithë bashkë!”-deklaroi Zhupa.

Ju sugjerojmë

SHBA: Ushtria jonë është forca më vdekjeprurëse në botë
Bota

SHBA: Ushtria jonë është forca më vdekjeprurëse në botë

19 Qershor, 2025 8:46 pm
New York Times: Irani i gatshëm për armëpushim, do e pranonte ftesën e Trumpit
Bota

New York Times: Irani i gatshëm për armëpushim, do e pranonte ftesën e Trumpit

19 Qershor, 2025 8:33 pm
Tirana ndërpret bashkëpunimin me trajnerin Shkëmbi
Sport

Tirana ndërpret bashkëpunimin me trajnerin Shkëmbi

19 Qershor, 2025 8:31 pm
Përfshirja e SHBA në konfliktin Iran-Izrael, ja kur do të marrë vendimin Trump
Bota

Përfshirja e SHBA në konfliktin Iran-Izrael, ja kur do të marrë vendimin Trump

19 Qershor, 2025 8:26 pm
Pse rrudhen gishtat në ujë dhe çfarë tregojnë për shëndetin tonë?
Life Style

Pse rrudhen gishtat në ujë dhe çfarë tregojnë për shëndetin tonë?

19 Qershor, 2025 7:56 pm
Rama batuta me socialistët: Shqetësohuni ditën kur Gramozi s’do jetë në oborr…
Politikë

Rama batuta me socialistët: Shqetësohuni ditën kur Gramozi s’do jetë në oborr…

19 Qershor, 2025 7:48 pm
Ditëlindja e 34 e PS, Rama: Në këtë mandat të katërt vijmë me një skuadër të re!
Kryesore

Ditëlindja e 34 e PS, Rama: Në këtë mandat të katërt vijmë me një skuadër të re!

19 Qershor, 2025 7:38 pm
Protestat në Los Angeles, Trump vë në sprovë themelet e shtetit demokratik
Bota

Trump zgjat me 90 ditë afatin e ndalimit të TikTok në SHBA

19 Qershor, 2025 7:20 pm
PS feston sot 34-vjetorin e themelimit
Kryesore

PS feston sot 34-vjetorin e themelimit

19 Qershor, 2025 6:55 pm
Irani: Reagim të menjëhershëm ndaj çdokujt që përfshihet në konfliktin me Izraelin!
Bota

Irani: Reagim të menjëhershëm ndaj çdokujt që përfshihet në konfliktin me Izraelin!

19 Qershor, 2025 6:39 pm
Para
Admirali i NATO-s: Do të vazhojmë partneritetin tonë me Serbinë

Admirali i NATO-s: Do të vazhojmë partneritetin tonë me Serbinë

Popular Science moral code why should your self-driving car follow?

A do e njohë Greqia Kosovën? Ministri i Jashtëm grek: Mbështesim dialogun Kosovë-Serbi

A do e njohë Greqia Kosovën? Ministri i Jashtëm grek: Mbështesim dialogun Kosovë-Serbi

TE FUNDIT

SHBA: Ushtria jonë është forca më vdekjeprurëse në botë

SHBA: Ushtria jonë është forca më vdekjeprurëse në botë
19 Qershor, 2025

Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, po mban një konferencë të rregullt për shtyp. Sipas mediave të...

Lexo më shumë

New York Times: Irani i gatshëm për armëpushim, do e pranonte ftesën e Trumpit

New York Times: Irani i gatshëm për armëpushim, do e pranonte ftesën e Trumpit
19 Qershor, 2025

Irani do ta pranonte ftesën e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për një takim së shpejti...

Lexo më shumë

Tirana ndërpret bashkëpunimin me trajnerin Shkëmbi

Tirana ndërpret bashkëpunimin me trajnerin Shkëmbi
19 Qershor, 2025

Bledi Shkëmbi nuk do të jetë më trajner i skuadrës së Tiranës. Siç pritej, klubi bardheblu dhe trajneri i njohur...

Lexo më shumë

Përfshirja e SHBA në konfliktin Iran-Izrael, ja kur do të marrë vendimin Trump

Përfshirja e SHBA në konfliktin Iran-Izrael, ja kur do të marrë vendimin Trump
19 Qershor, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump do të marrë vendimin brenda dy javëve të ardhshme. Gjatë një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com