Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Qyteti Studenti si në mesjetë, tualetet në rikonstruksion në Dhjetor

2022/12/16 at 9:22 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Qyteti Studenti si në mesjetë, tualetet në rikonstruksion në Dhjetor

Emisioni investigativ “Stop” ka shkuar në Qytetin Studenti pas denoncimit të ardhur për godinën 13, ku janë sistemuar vajza dhe djem bashkë. Më parë ishte folur për një rikonstruksion të tualeteve në verë, por ky rikonstruksion nisi në Dhjetor. Tashmë vajza dhe djem duhet të përdorin tualete të përbashkëta në çdo kat. “Stop” verifikoi situatën dhe pamja ishte si në mesjetë.

Përgjegjësja e godinës e pranon këtë gjendje, me motivin se po bëhen punime.

Qytetarja: E dashur kam ardhur për t’u regjistruar.

Përgjegjësja: Duhet të shkosh te drejtoria, se aty të regjistrojnë. Nuk i bëjmë këtu regjistrimet.

Qytetarja: Po, po e di, po erdha të të pyes këtu se ngaqë më kanë thënë, që kjo godina është më e mirë, që ka banja…

Përgjegjësja: Tualete brenda.

Qytetarja: Po i ka tualetet në çdo dhomë.

Përgjegjësja: Po!

Qytetarja: Aktualisht i ka? Janë?

Përgjegjësja: Jemi duke bërë punime tani nëpër tualete, ndërkohë janë studentët.

Qytetarja: Po pra, e di procedurën. Erdha vetëm të pyes, domethënë, nëse i ka kjo godina banjot në çdo dhomë?

Përgjegjësja: Po i ka, përveç katit të katërt. Tani ka gati dy javë, që kanë filluar punimet. Vazhdojnë ndërkohë, që më lënë mua çelësat, studentët, ato futen bëjnë punime, se do zgjasin pak kto punimet.

Qytetarja: Po pra, po ça banjosh përdorin, ndërkohë, që janë duke u bërë punimet?

Përgjegjësja: Ndërkohë të përbashktin kanë, se në çdo kat ka të përbashkët.

Qytetarja: Po aty ka dhe çuna.

Përgjegjësja: Po! Po nuk i prishin të gjitha tualetet njëherësh, kto i nisin bllok 2, 2 deri në fund.

Qytetarja: Po kështu nja dy dhoma mund t’i shikoj, para se të shkoj në drejtori të lutem?

Përgjegjësja: S’më lejohet ngaqë po bëhen dhe punime edhe nuk më lejohet edhe na thonë, që mos t’i tregojmë shumë tani deri satë mbarojnë punimet.

Qytetarja: Qenka çikë problem kjo puna, që qenkan çuna goca bashkë.

Përgjegjësja: Po bashkë është kjo.

Edhe Administrata e Qytetit Studenti shpjegon se për shkak të rikonstruksionit, studentët po shpërngulen në dhoma të tjera.

Administrata Q.S: Momentalisht ato po bëjnë ca punime dhe nuk bëjnë më regjistrime. Përdorin dhomat, që shpërngulen studentët tani, që po bëhen punime në dhoma.

Qytetarja: Po sa zgjasin kto punimet?

Administrata: Nuk e dimë, se nuk është, se bëhën nga ne. Janë me kompani, që…

Qytetarja: Po ndërkohë që janë  punimet, ça tualetesh përdorin?

Administrata: Tualetet e dhomës, po janë.. nuk bëhen regjistrimet, se nuk ka dhoma bosh. Përdoren nga studentët për dhomë, që po punohet, kalojnë te dhoma, qëështë bosh, që punohet. Më kupton?

Qytetarja: Edhe me u regjistru atje është problem, se aty ka edhe meshkuj me sa di edhe s’ka si ia shpjegoj prindërve pastaj, që duhet të përdor të njëjtin tualet.

Administrata: Prandaj pra, po të them.

Qytetarja: Domethënë te 13-ta, ku është regjistruar ajo shoqjka ime, s’ka shance më hë…

Administrata: Jo, momentalisht aty s’ka vende. Nuk bëhen regjistrimet, sa…

Qytetarja: Sa zgjasin?

Administrata: Nuk e di!

Qytetarja: Ok! Faleminderit!/ Tv Klan

Ju sugjerojmë

Rritja ekonomike e Kinës tejkalon pritshmëritë, pavarësisht tarifave të Trumpit
Bota

Rritja ekonomike e Kinës tejkalon pritshmëritë, pavarësisht tarifave të Trumpit

15 Korrik, 2025 9:33 am
Tentoi t’i jepte fund jetës prej dhunës? Arrestohet babai i 17-vjeçares në Vlorë
Aktualitet

Tentoi t’i jepte fund jetës prej dhunës? Arrestohet babai i 17-vjeçares në Vlorë

15 Korrik, 2025 9:24 am
Në kërkim për tentativë vrasje, arrestohet në Greqi 39-vjeçari, pritet ekstradimi
Aktualitet

Në kërkim për tentativë vrasje, arrestohet në Greqi 39-vjeçari, pritet ekstradimi

15 Korrik, 2025 9:04 am
Kundër shembjeve, qytetarë nga Mirdita nisen drejt Thethit
Aktualitet

Kundër shembjeve, qytetarë nga Mirdita nisen drejt Thethit

15 Korrik, 2025 9:00 am
SHBA ndalon përkohësisht dëbimin e afganëve
Bota

SHBA ndalon përkohësisht dëbimin e afganëve

15 Korrik, 2025 8:51 am
Gjirokastra 20 vjet në UNESCO, Rama: Përjetësisht pasuri e shpirtit
Aktualitet

Gjirokastra 20 vjet në UNESCO, Rama: Përjetësisht pasuri e shpirtit

15 Korrik, 2025 8:42 am
Pse Rusia po i shton sulmet ndaj Ukrainës?
Bota

Pse Rusia po i shton sulmet ndaj Ukrainës?

15 Korrik, 2025 8:31 am
Eurostat: Shqipëria kryesoi Europën për emigracion neto negativ më 2024
Aktualitet

Eurostat: Shqipëria kryesoi Europën për emigracion neto negativ më 2024

15 Korrik, 2025 8:23 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 15 korrik 2025

15 Korrik, 2025 8:18 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 15 korrik 2025

15 Korrik, 2025 8:16 am
Para
Kroacia refuzon pjesëmarrjen në misionin e BE-së për trajnimin e forcave ukrainase

Kroacia refuzon pjesëmarrjen në misionin e BE-së për trajnimin e forcave ukrainase

SHBA duke finalizuar planet për dërgimin e sistemit “Patriot” në Ukrainë

SHBA duke finalizuar planet për dërgimin e sistemit “Patriot” në Ukrainë

Horoskopi, 2 maj 2022

Horoskopi 17 Dhjetor 2022, zbuloni shenjat me fat   

TE FUNDIT

Rritja ekonomike e Kinës tejkalon pritshmëritë, pavarësisht tarifave të Trumpit

Rritja ekonomike e Kinës tejkalon pritshmëritë, pavarësisht tarifave të Trumpit
15 Korrik, 2025

Ekonomia e Kinës ka shënuar rritje më të mirë se pritej, pavarësisht tarifave të SHBA-së dhe krizës së gjatë në...

Lexo më shumë

Tentoi t’i jepte fund jetës prej dhunës? Arrestohet babai i 17-vjeçares në Vlorë

Tentoi t’i jepte fund jetës prej dhunës? Arrestohet babai i 17-vjeçares në Vlorë
15 Korrik, 2025

Policia ka zbardhur detaje nga ngjarja e ndodhur ditën e djeshme, në lagjen “Kushtrimi”, ku u vetëplagos rëndë me armë...

Lexo më shumë

Në kërkim për tentativë vrasje, arrestohet në Greqi 39-vjeçari, pritet ekstradimi

Në kërkim për tentativë vrasje, arrestohet në Greqi 39-vjeçari, pritet ekstradimi
15 Korrik, 2025

Policia ka arrestuar në Greqi me qëllim ekstradimin në Shqipëri një 39-vjeçari, i cili tentoi të vriste një shtetas në...

Lexo më shumë

Kundër shembjeve, qytetarë nga Mirdita nisen drejt Thethit

Kundër shembjeve, qytetarë nga Mirdita nisen drejt Thethit
15 Korrik, 2025

Një grup qytetarësh të Mirditës janë nisur sot drejt Thethit, në shenjë solidariteti me banorët e zonës së Dukagjinit. Nën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com