Ambasadorja e BE në Tiranë, Christiane Hohmann ka mirëpritur zgjedhjen e Altin Dumanit në krye të SPAK.
Me anë të një reagimi në “Twitter”, ajo ka shprehur vlerësimin për punën e bërë nga Arben Kraja gjatë tre viteve, ndërsa tha se efektiviteti i SPAK është thelbësor në suksesin e Reformës në Drejtësi.
“Mirëpres zgjedhjen nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë të zotit Altin Dumani si Kryetar i ri i SPAK. Urime! Shpreh vlerësimin tim të lartë për z. Arben Kraja për punën e bërë gjatë tre viteve të fundit. Një SPAK efektiv është thelbësor për suksesin e reformës në drejtësi”- shkruan ambasadorja e BE në vendin tonë.