Stili i Range Rover ndër vite ka patur një përmirësim të dukshëm, por mbërritja e Velar ka qenë ngjarje që e ka katapultuar estetikën e markës më shumë se kurrë.
Interori i Velar-it është i thjeshtë, i trajtuar kryesisht me linja horizontale dhe forma drejtkëndore. Materialet janë të cilësisë së lartë dhe të kombinuara në mënyrë interesante. Forma përgjithësisht e ngjashme me kuboidin dhe zgjatimi i pasëm i trupit kombinohen për të rritur hapësirën në dispozicion të bagazheve. Ne mundëm të vendosnim 10 valixhe brenda bagazhit dhe 23 të tilla pas palosjes së sediljeve të pasme.
Modeli ka një ekran 10-inch, touchscreen, me pamje futuristike. Sistemi i ndërveprimit Pivi Pro është më i lehtë për përdoruesin sesa sistemi i vjetshëm i InControl Touch. Paketa standart përfshin lidhjen me bluetooth për telefonat, kontrollin e zërit, 8 bokse audio dhe navigim nga ekrani. Gjithashtu përfshihen edhe Apple CarPlay dhe Android Auto.
Tani, gjashtë vite pas publikimit të modelit të parë, modeli i 2023 ofron motorët 2.0 litër me katër pistona V dhe 3.0 litër me gjashtë pistona inline që gjithashtu përfshijnë opsionin supercharging. Opsioni all-wheel-drive është pjesë e paketës standarte.
Range Rover Velar merr një pamje akoma më sportive të HST në modelin e 2023 dhe përfshin ngjyrën Arroios Gri si opsion. Modeli do të ofrojë vetëm opsionin me 395 kuaj-fuqi, turbocharged dhe supercharged të motorit me gjashtë pistona të rreshtuar. Paketa standare gjithashtu përfshin amortizatorët e ndryshueshëm me ajër dhe sistemin adaptiv të amortizimit. Sistemi i amortizimit kontrollon plotësisht lëvizjet e SUV-së dhe e mban animin e trupit nën kontroll, duke na dhënë lëvizje të ngurta dhe të mirë-menaxhuara. Modelet e pajisura me amortizatorë ajri mund të ulin ose të ngrenë lartësinë e trupit, për të arritur lëvizje më dinamike në rrugë.