Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Në Francë vihen në punë reaktorë të tjerë bërthamorë

2022/12/10 at 8:27 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Në Francë vihen në punë reaktorë të tjerë bërthamorë

Në Francë, 40 nga 56 reaktorë bërthamorë janë lidhur sërish me rrjetin. Siç tregohet nga operatori EDF, në shërbim së fundmi janë vënë sërish tre reaktorë të tjerë.


Për shkak të problemeve teknike dhe punimeve të mirëmbajtjes, prodhimi i energjisë elektrike në Francë është prej muajsh në nivel historik të ulët. Qeveria në Paris u bën thirrje rregullisht familjeve dhe bizneseve të kursejnë energji elektrike. EDF vlerëson se konsumi ra me rreth dhjetë për qind në nëntor krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë, kryesisht për shkak të industrisë. Për shkak të çmimeve të larta të energjisë, disa kompani kanë ulur prodhimin e tyre.

Ndërprerje e energjisë në Paris: 125.000 klientë të prekur

Një ndërprerje e madhe e energjisë elektrike ka ndodhur në kryeqytetin e Francës, Paris. Siç raportojnë disa agjenci lajmesh u prekën 125.000 klientë. Për shumicën e shtëpive, furnizimi me energji elektrike u rivendos para mesnatës. Operatorët e sistemit energjetik thonë se shkaku i ndërprerjes ishte një problem me një transformator.

Autoritetet franceze po përgatiten për ndërprerje të tjera të energjisë elektrike prej disa orësh në dimër. Për këtë qëllim bëhet një simulim kompjuterik në prefektura. Një shtab i krizës që bashkon disa ministri po punon aktualisht mbi një hipotezë prej gjashtë deri në dhjetë ndërprerje të energjisë elektrike në dimër. Ato do të zgjasin maksimumi dy orë dhe do të preknin deri në gjashtë milionë njerëz në të njëjtën kohë. Spitalet, pacientët që varen nga pajisjet elektrike shtëpiake, stacionet e zjarrfikësve, policia dhe vende të ndryshme industriale nuk do të kishin ndërprerje. Presidenti Macron thekson se bëhet fjalë për përgatitjen për situata emergjente. “Unë nuk besoj në skenarë frikësues,” tha ai.

Importe të energjisë elektrike veçanërisht nga Gjermania

Për herë të parë në dekada, Franca po importon më shumë energji elektrike këtë vit sesa eksporton. Energjia elektrike vjen veçanërisht nga Gjermania, e cila nga ana e saj ka blerë gaz direkt nga Franca për herë të parë që nga tetori. Me reaktorët bërthamorë që janë aktualisht në funksionim, fuqia është 39 gigavat, të instaluar janë 61 gigavat. Gjatë verës, u mbyllën njëkohësisht deri në 32 reaktorë bërthamorë.

Reduktimi i prodhimit të energjisë elektrike në Francë është shqetësues edhe për landin federal gjerman të Baden-Württemberg-ut. Sipas një dokumenti konfidencial të Ministrisë së Mjedisit në Shtutgart, nuk duhet të përjashtohen plotësisht ndërprerjet edhe në Baden-Württemberg, raporton e përditshmja “Bild”. Këto do të ishin “prerje të përsëritura” të cilat do të zgjasnin rreth një orë e gjysmë, specifikon dokumenti./ DW



Ju sugjerojmë

Përgatitjet për zgjedhjet e 11 Majit, mbi 3.7 mln qytetarë me të drejtë vote
Aktualitet

Shqipëri: Zgjedhjet parlamentare provë vendimtare për në BE

9 Maj, 2025 1:47 pm
4 ditë nga zgjedhjet e 11 majit/ Mbërrijnë edhe në Shkodër materialet zgjedhore
Aktualitet

Zgjedhjet e 11 majit/ Materialet zgjedhore mbërrijnë në KZAZ Kukës

9 Maj, 2025 1:47 pm
Zgjedhjet e 11 Majit/ JD Vance mesazh Shqipërisë: Zëri i njerëzve ka rëndësi
Bota

“Nuk është puna jonë”/ Vance: SHBA, jo ndërhyje në përplasjen Indi-Pakistan

9 Maj, 2025 1:25 pm
UNICEF: Planet e reja për ndihma në Gazë do t’i shtonin vuajtjet e fëmijëve
Bota

UNICEF: Planet e reja për ndihma në Gazë do t’i shtonin vuajtjet e fëmijëve

9 Maj, 2025 1:21 pm
PD kërkesë KQZ, Topalli: Kutitë nga Greqia të trajtohen veç! Dyshojmë për manipulime
Aktualitet

“Zarfet e Greqisë të mos bashkohen me të tjerat”/Topalli: Manipulim masiv me votat

9 Maj, 2025 1:09 pm
Rama inspekton punimet te aeroporti “Nënë Tereza”: Një ndër më të bukurit në Europë
Aktualitet

Rama inspekton punimet te aeroporti “Nënë Tereza”: Një ndër më të bukurit në Europë

9 Maj, 2025 12:54 pm
Arrestohet 38-vjeçari në Vlorë, kishte kthyer magazinën e lokalit në “fole” droge
Aktualitet

Tentoi të përplaste me makinë vëllanë e tij, arrestohet 60 vjeçari

9 Maj, 2025 12:42 pm
Zgjedhjet e 11 Majit/ Zyrat e IdentiTek të hapura edhe ditën e shtunë
Aktualitet

Zgjedhjet e 11 Majit/ Zyrat e IdentiTek të hapura edhe ditën e shtunë

9 Maj, 2025 12:39 pm
Inteligjenca gjermane shpall AfD organizatë ekstremiste: Kërcënon demokracinë
Bota

Pezullohet përkohësisht klasifikimi ekstremist për AfD

9 Maj, 2025 12:36 pm
Krimet zgjedhore/ Përfundon takimin në Shkodër, Dumani mbërrin në Lezhë
Aktualitet

SPAK në Shkodër, PSD: Asnjë nga anëtarët tanë s’është përfshirë në krime zgjedhore

9 Maj, 2025 12:29 pm
Para
Ukrainë: Si kthehet dimri në armë lufte

Ukrainë: Si kthehet dimri në armë lufte

U korruptuan nga Katari, detaje nga arrestimi i zyrtarëve të PE

U korruptuan nga Katari, detaje nga arrestimi i zyrtarëve të PE

Aneksimi i rajoneve ukrainase nga Rusia, Begaj: Lajm i keq për paqen dhe rendin botëror

Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut,Begaj:E dimë se çfarë është gjuha e urrejtjes
















TE FUNDIT

Shqipëri: Zgjedhjet parlamentare provë vendimtare për në BE

Përgatitjet për zgjedhjet e 11 Majit, mbi 3.7 mln qytetarë me të drejtë vote
9 Maj, 2025

Më 11 maj 2025, Shqipëria do të mbajë zgjedhjet e para parlamentare që pas hapjes së negociatave për anëtarësim në...

Lexo më shumë

Zgjedhjet e 11 majit/ Materialet zgjedhore mbërrijnë në KZAZ Kukës

4 ditë nga zgjedhjet e 11 majit/ Mbërrijnë edhe në Shkodër materialet zgjedhore
9 Maj, 2025

Mbërrin baza materiale zgjedhore në Komisionin Zonal të Administrimit Zgjedhor (KZAZ) nr. 11 të Bashkisë Kukës. Pas mbërritjes së materialeve...

Lexo më shumë

“Nuk është puna jonë”/ Vance: SHBA, jo ndërhyje në përplasjen Indi-Pakistan

Zgjedhjet e 11 Majit/ JD Vance mesazh Shqipërisë: Zëri i njerëzve ka rëndësi
9 Maj, 2025

Shtetet e Bashkuara nuk do të ndërhyjnë në përplasjen mes Indisë dhe Pakistanit. Kështu mësohet të jetë shprehur zëvendëspresidenti i...

Lexo më shumë

UNICEF: Planet e reja për ndihma në Gazë do t’i shtonin vuajtjet e fëmijëve

UNICEF: Planet e reja për ndihma në Gazë do t’i shtonin vuajtjet e fëmijëve
9 Maj, 2025

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) i ka kritikuar të premten planet për marrjen nën kontroll të shpërndarjes...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com