Kanë dalë nga selia e PD, kreu i PD, Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta për të nisur protestën e opozitës të cilën ata e cilësojnë “pro samitit dhe kundër kryeministrit Edi Rama”.
Sikurse edhe në protestën e kaluar një gomone ka dalë në menyrë simbolike, e cila tregon largimin e shqiptarëve drejt Britanisë së Madhe.
Kjo protestë po zhvillohet paralelisht me samitin e BE me Ballkanin Perëndimor.