Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Transporti publik në Tiranë, Veliaj prezanton 2 projektet për eleminimin e trafikut

2022/12/02 at 3:04 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Transporti publik në Tiranë, Veliaj prezanton 2 projektet për eleminimin e trafikut

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka prezantuar ditën e sotme dy projektet që kanë të bëjnë me transportin publik brenda kryeqytetit.

Bëhet fjalë për digjitalizimin e shërbimit aktual dhe hapjen e dy megaterminaleve për autobusët që synojnë të eleminojnë trafikun në Tiranë.

I pranishëm në forumin e “Transport”, Veliaj tha se paralelisht me modernizimin e këtyre shërbimeve, bashkia ka ecur edhe me subvencionimin, si të qytetarëve, ashtu edhe të operatorëve të transportit urban në kryeqytet që, tashmë me futjen e sistemit GPS, bëhet edhe më e lehtë.

“Ne kemi kemi thyer një tabu me subvencionimin e transportit publik, por ama konteksti i luftës në Ukrainë e kërkoi këtë ndërhyrje. Në një botë globale, ku të gjithë jemi të lidhur, sigurisht e ndjen impaktin e çmimit të naftës dhe të karburanteve. Një mënyrë ishte ajo që bëmë në Bashkinë e Tiranës si zgjedhje e përkohshme, ku çdo autobusi t’i vihet një GPS dhe përmes kësaj bëjmë subvencionim për kilometrat e bëra, saktësinë dhe disiplinën e mbërritjes në stacion,” u shpreh Veliaj.

Pika tjetër, më e rëndësishme, shtoi kryebashkiaku, është terminali lindor i autobusëve, i cili është drejt përfundimit, si dhe terminali i linjave të tjera, për të cilin më në fund, tha Veliaj, pas 27 gjyqesh, bashkia fitoi të drejtën edhe të ngritjes së këtij kantieri të ri.

“Duke filluar nga viti tjetër, për të gjithë transportin interurban të juglindjes do të përdoret Terminali Lindor. Ndërkohë, sapo kemi fituar gjyqin e 27-të, – për të gjithë ata që ulërasin se si do të zgjidhet trafiku në Tiranë, kur e kishin në dorë ia lanë ta copëtonin njerëz që nuk kishin lidhje me tokën dhe projektet e bashkisë përfunduan në hipotekat e lloj-lloj spekulanti, – dhe më në fund do të hapet kantieri te kthesa e Kamzës, kantieri historik për terminalin e perëndimit, të jugut dhe të veriut. Besoj se ai megaterminal aty, bashkë me shërbimet, duke qenë se është dhe pranë një nyjeje të komunikimit, do na zgjidhë njëherë e mirë çështjet e transportit interurban që futet brenda në Tiranë,” nënvizoi Veliaj.

Kryebashkiaku i Tiranës tha se ndërkohë, ka filluar traseja e stacionit të trenit. Bëhet fjalë për një lidhje të terminalit perëndimor me Stacionin e Trenit, ku linja hekurudhore do të vazhdojë elektrike, apo siç quhet ndryshe “light rail”, pra hekurudha e lehtë, deri ku ka qenë ish-Stacioni i Trenit, tek fillimi i Bulevardit të Ri.

“Duke pasur një platformë që na integron të gjitha sistemet, si ato që janë me binarë, hekurudhën, ashtu dhe ato mbi rrota, që janë autobusët dhe mjetet e tjera të transportit publik, unë besoj se kemi sot një sistem të integruar dhe mund të themi që, për sa i përket transportit, kemi edhe një Kryeqytet Europian të Transportit me një filozofi të tillë dhe me një hapësirë digjitale që na bashkon,” e mbylli Veliaj fjalën e tij.

Ju sugjerojmë

Pezullimi nga detyra e Ballukut, masa arresti dhe për dy funksionarë të tjerë
Kronikë

Pezullimi nga detyra e Ballukut, masa arresti dhe për dy funksionarë të tjerë

20 Nëntor, 2025 12:30 pm
Gjykata e Hagës anulon seancat për ish-krerët e UÇK-së për muajin nëntor dhe dhjetor
Rajoni

Gjykata e Hagës anulon seancat për ish-krerët e UÇK-së për muajin nëntor dhe dhjetor

20 Nëntor, 2025 11:56 am
Shkarkohet nga detyra kryeprokurori i shtetit në Kosovë, Besim Kelmendi
Rajoni

Shkarkohet nga detyra kryeprokurori i shtetit në Kosovë, Besim Kelmendi

20 Nëntor, 2025 11:50 am
Moti i keq, zonat më problematike nga reshjet në vend
Aktualitet

Moti i keq, zonat më problematike nga reshjet në vend

20 Nëntor, 2025 11:31 am
Gjykata e Posaçme pezullon nga detyra Belinda Ballukun
Kronikë

Gjykata e Posaçme pezullon nga detyra Belinda Ballukun

20 Nëntor, 2025 11:24 am
Trump miraton planin e paqes me 28 pika për të zgjidhur luftën në Ukrainë
Bota

Trump miraton planin e paqes me 28 pika për të zgjidhur luftën në Ukrainë

20 Nëntor, 2025 11:15 am
Australia ndalon rrjetet sociale për adoleshentët nën 16 vjeç
Bota

Australia ndalon rrjetet sociale për adoleshentët nën 16 vjeç

20 Nëntor, 2025 11:14 am
Rrezik nga prurjet në Mifol, Çako paralajmëron evakuime nëse lumi del nga shtrati
Aktualitet

Rrezik nga prurjet në Mifol, Çako paralajmëron evakuime nëse lumi del nga shtrati

20 Nëntor, 2025 11:01 am
Izraeli sulmon sërish Gazën, 28 të vrarë, mes tyre 9 fëmijë
Bota

Izraeli sulmon sërish Gazën, 28 të vrarë, mes tyre 9 fëmijë

20 Nëntor, 2025 10:15 am
Miratohet në parim me votat e PS buxheti dhe paketa fiskale, opozita kundër
Kryesore

Miratohet në parim me votat e PS buxheti dhe paketa fiskale, opozita kundër

20 Nëntor, 2025 9:26 am
Para
Travel Fest Albania merr certifikatën EFFE, renditet ndër festivalet më të mira në Evropë

Travel Fest Albania merr certifikatën EFFE, renditet ndër festivalet më të mira në Evropë

BE një hap më afër kufizimit të çmimit të naftës ruse në 60 dollarë për fuçi

BE një hap më afër kufizimit të çmimit të naftës ruse në 60 dollarë për fuçi

BE bën thirrje për sjellje evropiane, pas deklaratave të Vuçiçit për Kurtin

BE bën thirrje për sjellje evropiane, pas deklaratave të Vuçiçit për Kurtin

TE FUNDIT

Pezullimi nga detyra e Ballukut, masa arresti dhe për dy funksionarë të tjerë

Pezullimi nga detyra e Ballukut, masa arresti dhe për dy funksionarë të tjerë
20 Nëntor, 2025

Gjykata e Posaçme ka lëshuar edhe dy masa sigurie “arrest në shtëpie” për dy funksionarët, Erald Elezin, kreu i KESH,...

Lexo më shumë

Gjykata e Hagës anulon seancat për ish-krerët e UÇK-së për muajin nëntor dhe dhjetor

Gjykata e Hagës anulon seancat për ish-krerët e UÇK-së për muajin nëntor dhe dhjetor
20 Nëntor, 2025

Seancat gjyqësore për rastin e ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, të gjithë të planifikuara për javët e...

Lexo më shumë

Shkarkohet nga detyra kryeprokurori i shtetit në Kosovë, Besim Kelmendi

Shkarkohet nga detyra kryeprokurori i shtetit në Kosovë, Besim Kelmendi
20 Nëntor, 2025

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) e ka shkarkuar të enjten Besim Kelmendin nga pozita e ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit...

Lexo më shumë

Moti i keq, zonat më problematike nga reshjet në vend

Moti i keq, zonat më problematike nga reshjet në vend
20 Nëntor, 2025

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar prurje të larta, rrëshqitje dherash dhe përmbytje në disa qarqe të vendit. Ministria...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com