Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në autostradën Durrës-Tiranë.
Sipas policisë, 26-vjeçari me iniciale A.T dyshohet se ka humbur drejtimin mbi automjetin dhe për pasojë automjeti ështe përplasur me trafikndarësen.
Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën dy pasagjeret, 26-vjeçarja me iniciale S.Gj dhe pasagjerja tjeter ende e paidentifikuar, ndërsa ështe plagosur rëndë shoferi i automjetit.
Nderkohë, 26-vjeçari është transportuar në spital në gjendje të rëndë.
Sakaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e shtetases tjetër që humbi jetën./Opinion.al