Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Laboratori i drogës në Fier, kolumbianët do bënin ndarjen e plehut kimik nga kokaina

2022/11/25 at 7:22 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A

Është zbuluar roli që kishin kolumbianët në laboratorin e drogës në Frakull.


Sipas News 24, grupi hetimor ka gjetur në laborator materialet apo pajisjet e specializuara që duhej për të bërë ndarjen nga plehu kimik të drogës. Ndërkohë, i shpalluri në kërkim, kolumbiani Zaimir Rodrigez, (që dyshohet se kishte ardhur në Shqipëri për të bërë ndarjen e kokainës nga plehu kimik) bashkë me dy të tjerë, janë të specializuar për ta nxjerrë lëndën narkotike nga çdo përzierje tjetër, përfshi edhe nga rrobat.

(Sqarim mbi vendosjen e lëndës narkotike në rroba: Tretet lënda, futen rrobat brenda dhe transportohen të thata. Kur kalojnë aty ku duhet fillon operacioni i përftimit me solucion, nxirret nga rrobat dhe është e pastër si tek prodhuesi.)

Mësohet se një prej kolumbianëve të përfshirë në këtë rrejt trafiku ishte i specializuar edhe për këtë proces, përveç ndarjes nga plehu kimik.
Këta shtetas raportohet se kanë precedentë të theksuar kriminal në vendin e tyre dhe kanë qenë në shërbim të një klani shumë të njohur në Kolumbi. Po ashtu bëhet e ditur se dy të arrestuarit janë njëri kimist dhe tjetri teknolog. Ndërsa Zaimir Rodrigez është kimist i mirëfilltë që ka punuar për klanin mafioz “Kali”.
Burime bëjnë me dije se thasët me pleh kimik të përzier me kokainë pasi janë futur në territorin shqiptar janë bërë disa ndryshime vendi të paktën 3 herë deri kur ka mbërritur në destinacion përfundimtar në Frakull të Fierit te porositësi, aty ku ishte edhe laboratori ku do bëhej ndarja e drogës nga plehu kimik. Grupi hetimor sqaron se gjithçka ka qenë në monitorim, hetim dhe përgjim nga autoritetet shqiptare, malazeze, DEA, por edhe nga partnerët.

Ndër të tjera neës 24 jep detaje edhe për itinerarin e ngarkesës. Raportohet se në maj është bërë porosia dhe është nisur në portin Buenaventura në Kolumbi me anijen “Monte Cervino” një kontenier me pleh organik i shpërndarë në 20 paleta. Më pas ky kontejner ka bërë ndalesë në Greqi në portin e Pireut, ngarkesë që ishte në tranzit përmes Malit të Zi në portin e Tivarit, ndërsa destinacioni përfundimtar ishte Shqipëria. Ndonëse ka pasur sinjalizim nga porti, është dhënë urdhër që të mos flitet në lidhje me kontejnerin pasi ishte hetim disa mujor nga të paktën 5 agjenci ligjzbatuese të 5 vendeve të ndryshme.

Kujtojmë se të arrestuarit janë Viktor Cervanaku (sh-kryekomunar i PS punonte si drejtor në OST) Zenel Cervanaku, Denilson Cervanaku, Enxhi Ferhati, Nikolin Gjolena, Klajdi Vrioni (Kodra), Julian Malaj, Redion Meshi, Bledar Matoshi dhe Marildo Rona.
Operacioni antidrogë u zhvillua nga Policia e Shtetit, nën drejtimin e SPAK, dhe në bashkëpunim me Policinë malazeze dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese.



Ju sugjerojmë

Rama mbërrin në Pallatin Elysee, i ftuar nga Presidenti Macron
Kryesore

Rama mbërrin në Pallatin Elysee, i ftuar nga Presidenti Macron

22 Qershor, 2026 2:08 pm
Trump paralajmëron Iranin: Nëse mbyllni Hormuzin, nuk do të ekzistoni më si shtet
Bota

Trump paralajmëron Iranin: Nëse mbyllni Hormuzin, nuk do të ekzistoni më si shtet

22 Qershor, 2026 1:58 pm
Bisedimet SHBA-Iran japin sinjale pozitive, Vance: Arritëm pikërisht atë që synonim
Bota

Bisedimet SHBA-Iran japin sinjale pozitive, Vance: Arritëm pikërisht atë që synonim

22 Qershor, 2026 1:56 pm
Gjermania fajëson Trump për krizën në Ngushticën e Hormuzit
Bota

Gjermania fajëson Trump për krizën në Ngushticën e Hormuzit

22 Qershor, 2026 1:27 pm
Kush është Andy Burnham, kryeministri i ardhshëm i Britanisë së Madhe
Bota

Kush është Andy Burnham, kryeministri i ardhshëm i Britanisë së Madhe

22 Qershor, 2026 1:25 pm
Kushtet e PE për Shqipërinë, Grupi i PD kërkesë Kuvendit për mocion me debat
Politikë

Kushtet e PE për Shqipërinë, Grupi i PD kërkesë Kuvendit për mocion me debat

22 Qershor, 2026 1:22 pm
Aksident në Çermë të Divjakës, 71 vjeçarja përplaset për vdekje nga motoçikleta
Kronikë

Aksident në Çermë të Divjakës, 71 vjeçarja përplaset për vdekje nga motoçikleta

22 Qershor, 2026 11:01 am
Starmer niset drejt Gjirit Persik për ta diskutuar hapjen e Ngushticës së Hormuzit
Bota

Keir Starmer jep dorëheqjen nga posti i kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar

22 Qershor, 2026 10:54 am
Sulmuesi i Potugalisë: Nuk jemi të detyruar t’i pasojmë topin Ronaldos
Sport

Sulmuesi i Potugalisë: Nuk jemi të detyruar t’i pasojmë topin Ronaldos

22 Qershor, 2026 10:13 am
Sulmuesi i Spanjës vendos rekordin e veçantë në Botëror
Sport

Sulmuesi i Spanjës vendos rekordin e veçantë në Botëror

22 Qershor, 2026 10:09 am
Para
Samiti i 6 dhjetorit, 1200 efektivë në terren, perimetër sigurie nga Kryeministria te…

Samiti i 6 dhjetorit, 1200 efektivë në terren, perimetër sigurie nga Kryeministria te...

“Operacionet u dekonspiruan”,Çuçi: Do ketë hetim të thelluar, do përfshihet dhe Nano

Laboratori i drogës në Fier,Çuçi:Asnjë kompromis me krimin dhe kujdo që bëhet palë me të

Veliaj: Samiti i 6 Dhjetorit do të jetë një histori suksesi

Veliaj: Samiti i 6 Dhjetorit do të jetë një histori suksesi
















TE FUNDIT

Rama mbërrin në Pallatin Elysee, i ftuar nga Presidenti Macron

Rama mbërrin në Pallatin Elysee, i ftuar nga Presidenti Macron
22 Qershor, 2026

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, zhvilloi sot në Paris vizitë zyrtare me një drekë pune në Pallatin Elysee,...

Lexo më shumë

Trump paralajmëron Iranin: Nëse mbyllni Hormuzin, nuk do të ekzistoni më si shtet

Trump paralajmëron Iranin: Nëse mbyllni Hormuzin, nuk do të ekzistoni më si shtet
22 Qershor, 2026

Donald Trump ka lëshuar këtë të dielë një sëri paralajmërimesh të forta ndaj Iranit, ndërsa në Zvicër po zhvillohen bisedimet mes delegacioneve...

Lexo më shumë

Bisedimet SHBA-Iran japin sinjale pozitive, Vance: Arritëm pikërisht atë që synonim

Bisedimet SHBA-Iran japin sinjale pozitive, Vance: Arritëm pikërisht atë që synonim
22 Qershor, 2026

Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance, ka deklaruar se bisedimet e fundit të paqes me Iranin kanë sjellë rezultatet që Uashingtoni...

Lexo më shumë

Gjermania fajëson Trump për krizën në Ngushticën e Hormuzit

Gjermania fajëson Trump për krizën në Ngushticën e Hormuzit
22 Qershor, 2026

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, fajësoi të hënën Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, për krizën e vazhdueshme që rrethon...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}