Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zyrtari amerikan: Raketat ruse kaluan në Poloni, vranë dy persona

2022/11/15 at 8:58 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Zyrtari amerikan: Raketat ruse kaluan në Poloni, vranë dy persona

Një zyrtar i lartë i inteligjencës amerikane, tha se raketat ruse kaluan edhe në Poloni dhe vranë dy persona, raporton AP.

Polonia është shtet anëtar i NATO-s. Zëdhënësi i qeverisë polake, Piotr Mueller, nuk e konfirmoi menjëherë këtë informacion, por tha se krerët e shtetit po mbajnë një takim urgjent për shkak të një “situate krize”.

Mediat polake raportuan se dy persona vdiqën në një fshat polak, i cili gjindet pranë kufirit me Ukrainën.

Pentagoni tha se nuk mund t’i konfirmojë këto raportime.

“Ne jemi të vetëdijshëm për raportimet e mediave, të cilat pretendojnë se dy raketa ruse kanë goditur një vendndodhje brenda Polonisë, afër kufirit me Ukrainën. Mund t’ju them se ne nuk kemi asnjë informacion në këtë moment për të vërtetuar këto raportime dhe jemi shikuar këtë çështje edhe më tej”, tha ka thënë koloneli Patrick Ryder, një zëdhënës i ushtrisë amerikane.

Pas këtij lajmi ka reaguar ministria e Jashtme e Estonisë, ku ka thënë se është e gatshme të mbrojë çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s

“Lajmet e fundit nga Polonia janë më shqetësuese. Ne jemi duke u konsultuar ngushtë me Poloninë dhe aleatët e tjerë. Estonia është e gatshme të mbrojë çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s. Ne jemi në solidaritet të plotë me aleatin tonë të ngushtë Poloninë”, thuhet në postimin e kësaj ministrie në Twitter.

Më 15 nëntor, Rusia ka sulmuar me raketa Kievin dhe disa qytete tjera ukrainase, ku të paktën një person është vrarë.

Ky duket të jetë një sulm mbarëkombëtar, pasi sulme të njëjta po raportohen edhe në Zaporizhja Mykolaiv, Chernihiv dhe vende tjera.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se 85 raketa janë lëshuar kundër Ukrainës të martën dhe 20 të tjera pritet të godasin vendin.

Ky sulm po ndodhë derisa liderët botërorë janë mbledhur në Bali të Indonezisë në samitin e G20-tës, apo grupit të vendeve më të industrializuara, ku kanë dënuar pushtimin rus të Ukrainës.

Shtetet e Bashkuara kanë dënuar ashpër këto sulme.

Javën e kaluar Moska ka tërhequr trupat e saj nga qyteti jugor Herson – një nga sukseset më të mëdha të Ukrainës në luftën e saj kundër pushtimit rus.

Në të kaluarën, kur Rusia ka pësuar humbje në terren, ajo ka sulmuar përmes ajrit. Pushtimi rus i Ukrainës ka nisur më 24 shkurt.

Ju sugjerojmë

Moti i keq shkakton ndërprerje të energjisë elektrike në Francë dhe Britani
Bota

Moti i keq shkakton ndërprerje të energjisë elektrike në Francë dhe Britani

9 Janar, 2026 4:59 pm
Përmbytjet,Ministria e Mbrotjes:Mbi 155 efektivë në terren për të ndihmuar qytetarët
Aktualitet

Përmbytjet,Ministria e Mbrotjes:Mbi 155 efektivë në terren për të ndihmuar qytetarët

9 Janar, 2026 4:46 pm
Petro: Shoh rrezik real për një kërcënim ushtarak të SHBA-së ndaj Kolumbisë
Bota

Petro: Shoh rrezik real për një kërcënim ushtarak të SHBA-së ndaj Kolumbisë

9 Janar, 2026 4:09 pm
VIDEO/ Po jepte deklaratë për mediat, deputetes i shpërthen eksplozivi në kokë
Sport

VIDEO/ Po jepte deklaratë për mediat, deputetes i shpërthen eksplozivi në kokë

9 Janar, 2026 3:59 pm
Moti i keq/ Bashkia e Durrësit thirrje qytetarëve: Shmangni lëvizjet e panevojshme
Aktualitet

Moti i keq/ Bashkia e Durrësit thirrje qytetarëve: Shmangni lëvizjet e panevojshme

9 Janar, 2026 3:53 pm
Pse Raketa Oreshnik që përdori Rusia është një bishë e paparashikueshme?
Bota

Pse Raketa Oreshnik që përdori Rusia është një bishë e paparashikueshme?

9 Janar, 2026 3:51 pm
Lideri suprem i Iranit kërcënon Trump-in
Bota

Lideri suprem i Iranit kërcënon Trump-in

9 Janar, 2026 3:49 pm
Groenlanda/ Zyrtari i NATO kërcënon SHBA: Do marrim bazat amerikane në Europë
Bota

Groenlanda/ Zyrtari i NATO kërcënon SHBA: Do marrim bazat amerikane në Europë

9 Janar, 2026 3:45 pm
Goditja e grupeve kriminale/ SPAK, operacion të përbashkët me autoritetet finlandeze
Kronikë

Tenderat/ SPAK dërgon për gjykim disa zyrtarë, mes tyre Benet Beci

9 Janar, 2026 3:43 pm
Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
Bota

Trump paralajmëron sulm ndaj Meksikës: Do fillojmë me goditjet tokësore ndaj…

9 Janar, 2026 2:36 pm
Para
Makina përplas të moshuarën, autori i lirë, djalit s’i merret dëshmia

Makina përplas të moshuarën, autori i lirë, djalit s’i merret dëshmia

Riparoi shtëpinë e dëmtuar nga tërmeti, dënohet poetja Mimoza Ahmeti

Riparoi shtëpinë e dëmtuar nga tërmeti, dënohet poetja Mimoza Ahmeti

Çfarë parashikon NATO në rast të një sulmi ndaj një vendi aleat?

Çfarë parashikon NATO në rast të një sulmi ndaj një vendi aleat?

TE FUNDIT

Moti i keq shkakton ndërprerje të energjisë elektrike në Francë dhe Britani

Moti i keq shkakton ndërprerje të energjisë elektrike në Francë dhe Britani
9 Janar, 2026

Erëra të forta goditën Francën dhe Britaninë të premten, ndërsa stuhia Goretti përfshiu Evropën Veriore, duke lënë qindra mijëra familje...

Lexo më shumë

Përmbytjet,Ministria e Mbrotjes:Mbi 155 efektivë në terren për të ndihmuar qytetarët

Përmbytjet,Ministria e Mbrotjes:Mbi 155 efektivë në terren për të ndihmuar qytetarët
9 Janar, 2026

Forcat e Armatosura vijojnë angazhimin në terren për menaxhimin e situatës së shkaktuar nga reshjet intensive të shiut që kanë...

Lexo më shumë

Petro: Shoh rrezik real për një kërcënim ushtarak të SHBA-së ndaj Kolumbisë

Petro: Shoh rrezik real për një kërcënim ushtarak të SHBA-së ndaj Kolumbisë
9 Janar, 2026

Presidenti kolumbian, Gustavo Petro thotë se ekziston një kërcënim real ushtarak i SHBA-ve kundër Kolumbisë. Petro deklaroi se Shtetet e Bashkuara...

Lexo më shumë

VIDEO/ Po jepte deklaratë për mediat, deputetes i shpërthen eksplozivi në kokë

VIDEO/ Po jepte deklaratë për mediat, deputetes i shpërthen eksplozivi në kokë
9 Janar, 2026

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në kryeqytetin e Hondurasit, Tegucigalpa, kur Gladys Aurora López, deputete e Partisë Kombëtare, u plagos...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com