Aktivistët e ndryshimeve klimatike kanë sulmuar një pikturë të Gustav Klimt duke hedhur mbi të bojë të zezë.
Anëtarët e grupit Last Generation Austria sulmuan pikturën e vitit 1915 “Vdekja dhe jeta” në Muzeun Leopold në Vjenë në shenjë proteste kundër përdorimit të energjisë fosile nga qeveria e tyre.
Mësohet se piktura nuk u dëmtua sepse ishte pas një mbulese xhami.
Në “Twitter”, grupi mbrojti veprimin, duke thënë se ata po protestonin kundër përdorimit të naftës dhe gazit të cilën ata e quajtën “një dënim me vdekje për shoqërinë”.
“Ndaloni shkatërrimin e karburanteve fosile. Ne po vrapojmë drejt një ferri klimatik”, ka thënë një nga aktivistët.
Grupe të ndryshme aktiviste kanë organizuar demonstrata të shumta muajt e fundit, duke përfshirë bllokimin e rrugëve dhe hedhjen e puresë së patates në një pikturë të Claude Monet në Gjermani.
Grupi britanik Just Stop Oil hodhi supë me domate në Sunfloëers të Vincent van Gogh në Galerinë Kombëtare të Londrës muajin e kaluar./Opinion.al