Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Debati për emigrantët në Britani, Berisha: Qeveria është arsyeja e largimit të qytetarëve

2022/11/04 at 12:23 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Debati për emigrantët në Britani, Berisha: Qeveria është arsyeja e largimit të qytetarëve

Kryedemokrati Sali Berisha, ka folur për situatën e emigrantëve shqiptare si edhe për deklaratat e sekretares së brendshme Britanike lidhur me emigrantët, por nuk ka kursyer edhe kritikat ndaj qeverisë Rama.

Sipas tij, reagimet kryeministrit Edi Rama janë të papërgjegjshme dhe se arsyeja e largimit të qytetarëve shqiptarë është keqqeverisja dhe mungesa e vendeve të punës.

“Në Britaninë e Madhe, në media, parlament dhe qeveri, ka shqetësime serioze për fluksin e paparë të refugjatëve që kalojnë Kanalin me shpresën e një jete më të mirë. Gjatë një viti, ky fluks ka mbërritur në 12 mijë, nga 800 që ishte në vitin 2021. Pa dyshim, kjo përbën një situatë serioze shqetësuese dhe polemika është e kuptueshme dhe e pashmangshme. Duke mos u pajtuar me asnjë etiketim ndaj refugjatëve shqiptarë nga mediat dhe politikanët, PD falenderon mbretin Çarles për ndërhyrjen e tij, PD hedh poshtë dhe cilëson si të papërgjegjshme deklaratën e Edi Rramës ku fajëson autoritetet britanike, duke treguar me gisht konservatorët britanikë. PD fton qeverinë, parlamentin dhe forcat politike të MB, të ndalen dhe të analizojnë shkaqet e vërteta të shndërrimit të shqiptarëve në popull të gomoneve nga qeveria e Edi Ramës. Kjo do i ndihmojë të kuptojnë më mirë se çfarë po ndodh në Shqipëri. PD deklaron se shkaku kryesor i shpopullimit të Shqipërisë është:

-Votimi fiktiv i shqiptarëve përmes dhunimit masiv të zgjedhjeve nga Edi Rama. Me zgjedhjet fiktive, Edi Rama ka vrarë shpresën te shqiptarët se pushteti mund të ndërrohet me votë.

-Vendosja e monizimit absolut falë votimit fiktiv. Sot Edi Rama kontrollon të gjitha pushtetet në vend. Me reformën sorosiane ai ka në kontroll të plotë sistemin e drejtësisë. Ai kontrollon 10 përqind më shumë pushtet se diktatori i fundit komunist në Shqipëri.

-Lidhjet e tmerrshme të Edi Ramës me krimin dhe drogën dhe zëvendësimin e shtetit ligjor me të parin narkoshtet në Europë.

-Vjedhja e fondeve dhe pasurive publike dhe vendosja e sistemit të korrupsionit në vend. Me sistemin korruptim dhe vjedhjen e fondeve të vendosur nga Edi Rama, punët publike në Shsqipëri kushtojnë 7-10 herë më shumë se në vendet e BE-së.

Vetë Edi Rama mori detyrën si kryeministër, i akuzuar nga prezenca e OSBE në Tiranë se ka të fshehura në bankat offshore 200 milionë euro dhe për këtë akuzë, Edi Rama nuk reagoi kurrë me asnjë formë kundërshtimi.

-Edi Rama jeton sot si kryeministri më i kushtueshëm në Europë. Ai ka realizuar me çartera 137 fluturime, përfshi këtu fluturime për të ndjekur ndeshje futbolli në Florida apo vakanca luksoze.

-Varfërimi progresiv i shqiptarëve nga politikat e Edi Rramës është shkak tjetër kryesor i shpopullimit të Shqipërisë. Në vitin 2013, shqiptarët kishin rrogën më të lartë në rajon, sot ata kanë rrogën më të ulët në rajon, 15-20 përqind më të ulët se Kosova, kurse çmimet e produkteve ushqimore janë 7 eri në 10 përqind se mesatarja e vendeve të BE, nafta shitet si në Zvicër dhe Gjermani.

-Së fundmi, një rol të padiskutueshëm luan herë-herë edhe korrupsioni politik ndërkombëtar për të siguruar mbështetje për regjimin monist të Tiranës”,-tha Berisha./Opinion.al

Ju sugjerojmë

PPP e sterilizimit drejt mbylljes/Kosto reale,  53% më shumë se kontrata e lidhur!
Aktualitet

PPP e sterilizimit drejt mbylljes/Kosto reale, 53% më shumë se kontrata e lidhur!

23 Qershor, 2025 8:55 am
Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
Aktualitet

Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori

23 Qershor, 2025 8:49 am
Shqipëria e fundit për pastërtinë e ujërave natyrorë
Aktualitet

Shqipëria e fundit për pastërtinë e ujërave natyrorë

23 Qershor, 2025 8:42 am
Belgjika do të vendosë kontrolle kufitare që nga vera
Bota

Belgjika do të vendosë kontrolle kufitare që nga vera

23 Qershor, 2025 8:41 am
Bombardimet e SHBA/Trump flet për ndryshimin e mundshëm të regjimit në Iran
Bota

Bombardimet e SHBA/Trump flet për ndryshimin e mundshëm të regjimit në Iran

23 Qershor, 2025 8:34 am
Parashikimi i motit, 23 Maj 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 23 qershor 2025

23 Qershor, 2025 8:31 am
Horoskopi, 7 shtator 2023
Aktualitet

Horoskopi për sot, 23 qershor 2025

23 Qershor, 2025 8:15 am
Sulmet e SHBA/ Ministri i Jashtëm iranian mbërrin në Moskë për bisedime me Putin
Bota

Sulmet e SHBA/ Ministri i Jashtëm iranian mbërrin në Moskë për bisedime me Putin

22 Qershor, 2025 10:41 pm
Auto-Skicë
Life Style

A është ky vendi ku filloi jeta? Zbulohet “Qyteti i Humbur” nën oqeanin Atlantik

22 Qershor, 2025 10:21 pm
Izraeli nis sulmet ndaj Iranit
Bota

Izraeli nis sulmet ndaj Iranit

22 Qershor, 2025 10:10 pm
Para
Video/Po raportonte live, gazetari ndërpret transmetimin pasi papagalli i vjedh kufjen

Video/Po raportonte live, gazetari ndërpret transmetimin pasi papagalli i vjedh kufjen

Debati për emigrantët në Britani, Berisha: Qeveria është arsyeja e largimit të qytetarëve

Çfarë ndodh nëse PD nuk regjistrohet nga KQZ? Berisha: Problemin e kemi me Ramën

Student i infermierisë i kërkon punë, Rama: Apliko te portali, nuk ka më punë me mik

Student i infermierisë i kërkon punë, Rama: Apliko te portali, nuk ka më punë me mik

TE FUNDIT

PPP e sterilizimit drejt mbylljes/Kosto reale, 53% më shumë se kontrata e lidhur!

PPP e sterilizimit drejt mbylljes/Kosto reale,  53% më shumë se kontrata e lidhur!
23 Qershor, 2025

Në fillim të vitit që vjen pritet të mbyllet kontrata koncesionare e sterilizimit me PPP si rrjedhoje e përfundimit të...

Lexo më shumë

Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori

Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
23 Qershor, 2025

Plagosi me armë zjarri një 26-vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta, identifikohetdhe shpallet në kërkim autori. Ngjarja sipas...

Lexo më shumë

Shqipëria e fundit për pastërtinë e ujërave natyrorë

Shqipëria e fundit për pastërtinë e ujërave natyrorë
23 Qershor, 2025

Pushimet e verës po afrojnë dhe për t'u ofruar pushuesve informacione lidhur me pastërtinë e ujërave të deteve, të liqeneve...

Lexo më shumë

Belgjika do të vendosë kontrolle kufitare që nga vera

Belgjika do të vendosë kontrolle kufitare që nga vera
23 Qershor, 2025

Qeveria belge ka njoftuar se do të ndërmarrë veprime kundër migrimit të parregullt duke forcuar kontrollet e hyrjes. Kontrollet në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com