Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në fshatin Ferras në aksin Fier-Vlorë pasditen e sotme.
Sipas policisë, një automjet me drejtues indetiteti i të cilit ende nuk dihet, ka përplasur 70-vjeçarin me inicialet Y.T, i cili dyshohet se ka qenë duke lëvizur me biçikletë.
Mësohet se autori është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa viktima është gjetur nga banorë të zonës.
“Rreth orës 17:30, në aksin rrugor “Fier-Vlorë”, në fshatin Ferras, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka përplasur shtetasin Y. T., rreth 70 vjeç, banues në fshatin Fitore, i cili dyshohet se ka qënë duke lëvizur me biçikletë. Si pasojë e përplasjes, shtetasi Y. T. ka humbur jetën”, njofton policia.
Sakaq, grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit, si dhe për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./Opinion.al