Kreu i AADF Michael Granoff gjatë një interviste për emisionin “Opinion” ka treguar detaje lidhur me projektin e zonës muzeale të Butrintit, ndërsa tha se Fondi Shqiptaro-Amerikan nuk do të jetë menaxheri i parkut, por menaxhimi do të bëhet nga qeveria shqiptare.
“Ne nuk do të menaxhojmë Butrintin. Lë të jemi të qartë. Ne nuk zotërojmë Butrintin, nuk menaxhojmë Butrintin, nuk e marrim me qira Butrintin. Butrinti është një aset kulturor i shtetit shqiptar. Menaxhimi i Butrintit në fund të ditës do të bëhet nga qeveria shqiptare”, tha Granoff.
Pjesë nga intervista
B: Çka është shumë e rëndësishme për Shqipërinë…
G: Sigurisht. Butrinti është një objekteve më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore. Që prej fillesave në identifikuam Butrintin, mësuam për të nga miqësia ime me Lord Rothschild-in, se kishte një mundësi që ne të ndihmonin në ruajtjen e Butrintit në një mënyrë shumë transparente. Ajo që në bëmë, është se u përpoqëm të krijonim një plan menaxhimi për Butrintin, i cili kërkohet sipas rregullave të UNESCO-s, ishim të përgatitur të jepnim…
B: Keni diskutuar me UNESCO-n?
G: Absolutisht!
B: Përpara…
G: E diskutuam me ta që prej fillimit. Ne do të kontribuonim me 6 milion dollarë për tu përpjekur të zhvillojmë Butrintin, por donim të siguroheshim që ato para do të shpenzohen në mënyrën e duhur. Lërmëni t’iu jap një shembull. Përpara disa vitesh, ne instaluam makineri elektronike biletash në Butrint. Kjo është diçka që ju besoj se e dini. Brenda vitit të ardhurat e Butrintit u dyfishuan ose u trefishuan.
B: Kjo ndodh sepse më parë njerëzit i vinin parat në xhepat e tyre…
G: Pikërisht. Ju mendoni që vizitorët e Butrintit u dyfishuan apo u trefishuan? Sigurisht që jo. Ajo çfarë ndodhi është se duke krijuar transparencën me këto makineri biletash, këto para në vend që të shkonin diku tjetër në një mënyrë korruptive, u përdorën për përfitimet e Butrintit. Ky është ndoshta shembulli më i mirë i asaj që ne duam të arrijmë.
B: Ju do i kaloni direkt parat menaxhimit të Butrintit apo kjo do të bëhet nëpërmjet Bordit?
G: Ne nuk do të menaxhojmë Butrintin. Lë të jemi të qartë. Ne nuk zotërojmë Butrintin, nuk menaxhojmë Butrintin, nuk e marrim me qira Butrintin. Butrinti është një aset kulturor i shtetit shqiptar. Menaxhimi i Butrintit në fund të ditës do të bëhet nga qeveria shqiptare.
B: Ka pasur disa debate për këtë projekt. E para, nëse brenda Butrintit do të ngrihen ndërtesa si hotele apo gjëra të tjera të ngjashme dhe këto njerëzit janë shumë të ndjeshëm dhe e dyta është prania në Bord e Richard Hodges, i cili ka shkaktuar shumë debate por gjithmonë lidhur me çështje historike.
G: Atëherë, unë mund t’iu them se te parku, te pjesa e Butrintit që ne kontrollojmë, këtu mund të shikoni një fotografi, në mënyrë kategorike nuk do të ketë zhvillime tregtare. E vetmja gjë që do të ndërtojmë te Butrinti është qendra e vizitorëve nga do kalojnë turistët dhe do të zhvillojmë në konkurs arkitekturor për atë godinë. Kjo fotografia juaj tregon diçka shumë interesante. E shikoni atë kullën në mes?
B: Po.
G: Ajo quhet kulla venedikase dhe u ndërtua nga venedikasit me shumë gjasa në shekullin e 15-të. Ne patëm dikë, një politikan nga ky vend i cila na akuzoi, më akuzoi mua, se jemi duke ndërtuar një kullë të re në Butrint, ndërkohë ajo është kulla venedikase.
B: Për këtë kullën këtu?
G: Po. Thanë kjo kulla do të shërbej si hotel.
B: Unë nuk jam duke folur për akuzat po për debatet e vërteta, pasi ka plot njerëz të cilët kanë frikë nga investimet e reja në Butrint dhe kjo është e drejt.
G: Ajo që unë jam duke ju thënë është që nuk do të ketë zhvillime tregtare të tilla, dhe se njerëzit flasin pa bërë detyrat e shtëpisë. Njerëzit flasin në mënyrë të papërgjegjshme. Njerëzit që shikojnë atë kullë dhe mendojnë se ka për të qenë një vendpushim, nuk janë duke i shërbyer shqiptarëve, nuk i shërbejnë projektit dhe ky është një projekt vërtetë shumë i rëndësishëm.
B: Po e përsëris edhe një herë, ju keni diskuar çdo gjë me UNESCO-n e cila është duke mbrojtur Butrintin.
G: Në mënyrë që një vend të shpallet si vend i trashëgimisë kulturore të UNESCO-s, ai duhet të përmbush disa kritere. Butrinti është një vendi trashëgimisë kulturore të UNESCO-s dhe ne kemi përmbushur kriteret. Në fakt, UNESCO e ka shqyrtuar planin tonë të menaxhimit. Kemi bërë disa gjëra, një prej të cilave është sjellja e modeleve të reja, modeleve të reja të menaxhimit.
B: Çfarë ka për të ndryshuar te Butrinti me menaxhimin tuaj?
G: Butrinti do të jetë i hapur për më shumë njerëz, do të jetë më transparent, do jetë më pak i korruptuar, thesaret e Butrintit do të mbrohen më mirë, më shumë njerëz do të kenë mundësinë ta vizitojnë në mënyrë të sigurt, do të jetë një gur i çmuar më i zhvilluar.
B: Për të qenë të qartë, ne jemi duke folur për ndërtesa të mëdha, jo për një vend ku do të ofrohen shërbime. Në Butrinti ti e kishe të pamundur të blije një shishe ujë edhe pse kishe ecur për dy orë nën diell. Nuk ke mundësinë të pish një kafe në gotë të vogël plastike. Kemi nevojë për diçka të tillë. Ne nuk jemi duke folur për ndërtesa të mëdha si hotele apo ndërtesa të tjera të tilla.
G: Jo, nuk jemi duke folur për ndërtesa tregtare. Megjithatë, kur je duke folur për shërbime, si një qendër vizitorësh.
B: Ke nevojë për tualete dhe gjëra të tilla.
G: Sigurisht. Nëse shkon të vizitosh Koloseun apo vende të tjera në Greqi, keni nevojë për gjërat bazë. Keni të drejt. Ke nevojë për tualete, ambiente sanitare, ujë, etj. Nëse ne duam që njerëzit të vijnë të vizitojnë Butrintin, ajo çka ne duam, atëherë duhet të ofrojmë shërbime bazë kur të vijnë. Sigurisht. Megjithatë, kjo nuk është njësoj si zhvillimi tregtar. Këto janë gjëra shumë të ndryshme./Opinion.al