Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë e ndodhur mëngjesin e sotëm në Fushë-Krujë, ku një 34-vjeçar u gjet i pajetë në lagjen “Bakishe Visha”, ndërsa policia njoftoi se i ishte konstatuar një plagë në këmbë e shkaktuar nga arma e zjarrit.
Sipas news 24 kanë qenë familjarët ata që kanë gjetur trupin e pajetë të të riut në një kanal anash rrugës teksa kishin dalë për të shkuar në punë.
Paraprakisht raportohet se viktima dhe familja e tij nuk raportohet të kenë konflikte me njeri.
Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur natën pasi i riu banonte në një shtëpi në fshatin Hasan i vetëm, ndërsa familja në një banesë në lagjen “Bakushe Visha”.
Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.