Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

BE vendos sanksione të reja kundër Iranit

2022/10/17 at 4:54 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
BE vendos sanksione të reja kundër Iranit

Sipas autoriteteve iraniane numri i viktimave në burgun Evin në Teheran ka arritur në tetë. Rasti, megjithatë, mbetet ende i pasqaruar se si burgu famëkeq, ku mbahen edhe të dënuar politikë, u përfshi nga flakët. Sot, në Luksemburg Bashkimi Evropian vendosi sanksione ndaj Iranit.

Masat e reja nga blloku evropian vijnë si pasojë e shtypjes së protestave që u nxitën nga vdekja e një gruaje 22 vjeçare pasi u arrestua nga policia e moralit të republikës islamike. Irani ndërkaq ka akuzuar perëndimin se po ndërhyn në punët e brendshme të vendit.

Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian gjatë takimit të mbajtur në Luksemburg ka vënë sanksione të reja ndaj 11 individëve dhe 4 entiteve iraniane.

Vendimi i sotëm përfshin Policinë e Moralit të Iranit dhe dy nga figurat kryesore të saj, Mohammad Rostami dhe Hajahmad Mirzaei. BE-ja sanksionoi edhe Forcat iraniane të Zbatimit të Ligjit (LEF), si dhe një numër të shefave të saj lokalë për rolin e tyre në shtypjen brutale të protestave. BE-ja shtoi në këtë listë edhe Issa Zarepourin, Ministrin iranian të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit, për përgjegjësinë e tij për mbylljen e internetit.

Ministrat evropianë kanë njoftuar për masa të reja si rezultat i përfshirjes së tyre në shtypjen që qeveria e filloi muajin e kaluar kundër demonstruesve të indinjuar nga vdekja e 22-vjeçares, Mahsa Amini.

“Do të ketë ndalim udhëtimi për ata që janë përgjegjës për vdekjen e shumë njerëzve në Iran që demonstuan për të drejtat e tyre. Do të ketë gjithashtu një ngrirje të pasurisë dhe nëse ky regjim vazhdon të shtypë njerëzit e tij në këtë mënyrë, do të ketë sanksione të tjera”, tha kryediplomatja gjermane, Annalena Baerbock.

Ditë më parë presidenti Joe Biden gjithashtu foli për protestat në Iran gjatë vizitës në një kolegj në Kaliforni duke shprehur besimin se demonstratat do të vazhdojnë për një kohë të gjatë.

“Unë jam marrë me politikë të jashtme për një kohë të gjatë. Më ka habitur reagimi që shkaktoi vdekja e Mahsa Aminit në Iran. Është nisur diçka që nuk mendoj se do të qetësohet për një kohë të gjatë”, tha presidenti amerikan.

Ndërkaq, ende nuk dihet se si burgu famëkeq Evin në Teheran u përfshi nga flakët ku sipas të dhënave të fundit zyrtare kanë humbur jetën tetë të burgosur. Agjencia “Associated Press” njofton se pas analizimit të fotove satelitore, zjarri që dogji një pjesë të burgut ku mbahen edhe të burgosurit politikë iranianë, dëmtoi një nga ndërtesat më të mëdha të kompleksit.

“Sa i përket incidentit që ndodhi në burgun e Evinit, fatkeqësisht disa qeveri evropiane dhe ajo amerikane kishin të njëjtën qasje që kishin ndaj ngjarjeve të fundit në Iran, domethënë mbajtën qëndrime të pabaza, spekuluan, u nxituan dhe ndërhynë në punët tona”, tha zëdhënësi i ministrisë së jashtme iraniane, Nasser Kanaani.

Megjithatë, videot në internet tregojnë skena kaotike me flakët që ngrihen nga kompleksi, të shtëna armësh zjarri që dëgjohen qartë si dhe njerëzit që thërrasin: “Vdekje Khameneit” dhe “Vdekje diktatorit!”/ VOA

Ju sugjerojmë

Eliminimi i Real Madridit nga Kupa e Mbretit, Carvajal: Kemi prekur fundin
Sport

Eliminimi i Real Madridit nga Kupa e Mbretit, Carvajal: Kemi prekur fundin

15 Janar, 2026 4:51 pm
Ambasadori holandez takim me kreun e SPAK: Rikonfirmojmë mbështetjen
Aktualitet

Ambasadori holandez takim me kreun e SPAK: Rikonfirmojmë mbështetjen

15 Janar, 2026 3:54 pm
SHBA-të kanë filluar zyrtarisht shitjen e naftës së Venezuelës
Bota

SHBA-të kanë filluar zyrtarisht shitjen e naftës së Venezuelës

15 Janar, 2026 3:43 pm
Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës, SPAK kërkon burg përjetë për Altin Hajrin
Kronikë

Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës, SPAK kërkon burg përjetë për Altin Hajrin

15 Janar, 2026 3:39 pm
“Bllokada” e SHBA, çfarë janë vizat e emigrimit
Bota

“Bllokada” e SHBA, çfarë janë vizat e emigrimit

15 Janar, 2026 3:37 pm
Shkarkimi i drejtorit të burgut të Durrësit, emërohet kreu i ri
Aktualitet

Shkarkimi i drejtorit të burgut të Durrësit, emërohet kreu i ri

15 Janar, 2026 3:36 pm
Rama me rektorët e universiteteve: Koha për të rishikuar ligjin për arsimin e lartë
Aktualitet

Rama me rektorët e universiteteve: Koha për të rishikuar ligjin për arsimin e lartë

15 Janar, 2026 3:35 pm
Turqia kundërshton veprimet ushtarake ndaj Iranit
Bota

Turqia kundërshton veprimet ushtarake ndaj Iranit

15 Janar, 2026 2:32 pm
Hakëruan SPAK, dërgohen për gjykim ish-drejtori i Burgjeve dhe dy të tjerë
Aktualitet

Hakëruan SPAK, dërgohen për gjykim ish-drejtori i Burgjeve dhe dy të tjerë

15 Janar, 2026 12:49 pm
Ulen tensionet mes SHBA dhe Kolumbisë, Petro lajmëron takim me Trump më 3 shkurt
Bota

Ulen tensionet mes SHBA dhe Kolumbisë, Petro lajmëron takim me Trump më 3 shkurt

15 Janar, 2026 12:36 pm
Para
Biden jep detaje të skemës së re të refugjatëve, si do shkojnë në SHBA ukrainasit

Biden tregon shtetin më të rrezikshëm se Kina dhe Rusia

Dështon atentati me snajper në Durrës, detajet e para

Akuzohen për korrupsion, pezullohen nga detyra dy policë

Çfarë fshihet poshtë themeleve të Vatikanit?

Çfarë fshihet poshtë themeleve të Vatikanit?

TE FUNDIT

Eliminimi i Real Madridit nga Kupa e Mbretit, Carvajal: Kemi prekur fundin

Eliminimi i Real Madridit nga Kupa e Mbretit, Carvajal: Kemi prekur fundin
15 Janar, 2026

Real Madridi u mposht 3-2 nga Albacete dhe u eliminua nga Kupa e Mbretit që në fazën e 1/8-ave. Humbja e dytë...

Lexo më shumë

Ambasadori holandez takim me kreun e SPAK: Rikonfirmojmë mbështetjen

Ambasadori holandez takim me kreun e SPAK: Rikonfirmojmë mbështetjen
15 Janar, 2026

Ambasadori i Holandës në Shqipëri, Reinout Vos, ka zhvilluar takimin e parë zyrtar me drejtuesin e ri të SPAK, Klodjan...

Lexo më shumë

SHBA-të kanë filluar zyrtarisht shitjen e naftës së Venezuelës

SHBA-të kanë filluar zyrtarisht shitjen e naftës së Venezuelës
15 Janar, 2026

Shtetet e Bashkuara kanë përfunduar shitjen e parë të naftës venezuelase, me vlerë 500 milionë dollarë, sipas një zyrtari të...

Lexo më shumë

Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës, SPAK kërkon burg përjetë për Altin Hajrin

Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës, SPAK kërkon burg përjetë për Altin Hajrin
15 Janar, 2026

SPAK ka shpallur pretencën për Altin Hajrin, i akuzuar për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës në 2020. Mwsohet se...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com