Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Raporti i KE, Xhaçka: Njeh punën e bërë dhe konfirmohet progresi i Shqipërisë

2022/10/13 at 4:20 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Raporti i KE, Xhaçka: Njeh punën e bërë dhe konfirmohet progresi i Shqipërisë

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka në një dalje për mediat ditën  sotme u shpreh krenare për vlerësimin që ka marrë Shqipëria për punën e saj në Këshillin e Sigurisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.


Sa i përket progres-raportit të prezantuar më 12 tetor nga Komisioni Europian për Shqipërinë, Xhaçka tha se në të njihet puna e madhe që është bërë dhe konfirmohet progresi i Shqipërisë.

Ndër të tjera, ministrja shtoi se, në fushën e politikës së jashtme, të sigurisë dhe të mbrojtjes, Shqipëria ka një nivel të mirë përgatitjeje.

“Për shoqërinë shqiptare, si një shoqëri që beson tek objektivi i integrimit europian me një unanimitet të paimagjinueshëm për shumë vende të tjera, ky është një moment për të parë sesa përparim ka shënuar vendi në këtë rrugëtim modernizues e evropianizues.  Sot, pas marrjes së raportit, mund të ndihemi mirë të gjithë sepse ky raport, i pari pas hapjes së negociatave për anëtarësim në 19 korrik 2022, e njeh punën e madhe që është bërë dhe konfirmon progresin e Shqipërisë.  Më konkretisht, raporti flet, dhe citoj, për “një njohje të angazhimit të qëndrueshëm, arritjeve të reformave dhe qëndrueshmërisë së Shqipërisë për të ecur përpara në rrugën e saj drejt BE-së. Shqipëria ka vazhduar të përmbushë të gjitha kushtet e përcaktuara në Konkluzionet e Këshillit të Marsit 2020 për Konferencën e parë Ndërqeveritare.

Jo vetëm kaq, por raporti vlerëson se “Qeveria nuk e humbi fokusin në agjendën e BE-së, pavarësisht një sfide të trefishtë me tërmetin, pandeminë dhe luftën në Ukrainë; administrata publike mbeti e përkushtuar përkundër sfidave” dhe vendi ka arritur progres të dukshëm në miratimin e acquis të BE-së në vitet e fundit, pavarësisht nga pritja e gjatë.   Ajo që është vërtet pozitive, në gjykimin tonë, është që vërejmë nga ana e Komisionit një shprehje të qartë të dimensionit gjeopolitik e strategjik të zgjerimit, çka është padyshim në linjë me qëndrimin e kahershëm të Shqipërisë se politika e zgjerimit është instrumenti më i mirë gjeopolitik i Bashkimit Evropian për të mbajtur fqinjësinë e tij të sigurt dhe të motivuar dhe për të mbajtur të paprekur dhe të qëndrueshme sferën e sigurisë evropiane.  Siç edhe theksohet në Komunikatën e Zgjerimit 2022, perspektiva e anëtarësimit në Bashkimin Evropian është një spirancë e fortë jo vetëm për prosperitetin, por edhe për paqen dhe sigurinë.  Komisioni i kushton më shumë rëndësi në paketën e zgjerimit 2022, sfidave gjeopolitike të krijuara nga agresioni rus në Ukrainë. Siç thekson edhe Raporti, agresioni i Rusisë kundër Ukrainës ka rezonuar fuqishëm në të gjithë rajonin dhe ka nënvizuar më tej rëndësinë e harmonizimit të politikës së përbashkët të jashtme dhe të sigurisë në procesin e zgjerimit.   Dhe lidhur me këtë, do të doja të nënvizoja sot me krenari disa nga gjetjet e raportit të Komisionit Evropian për Shqipërinë 2022 nga fushat e politikës së jashtme, të sigurisë e të mbrojtjes, që më në fund kanë marrë rëndësinë që meritojnë në vlerësimin e vendeve kandidate.

Në fushën e politikës së jashtme, të sigurisë dhe të mbrojtjes, Shqipëria ka një nivel të mirë përgatitjeje; në fushën e marrëdhënieve me jashtë, Shqipëria ka bërë disa përparime; ndërkohë në politikën e jashtme, të sigurisë dhe të mbrojtjes, Shqipëria ka bërë progres të mirë” shprehet raporti.  Ecuria shumë e mirë bazohet në “Përafrimin e plotë me politikën e përbashkët të jashtme e të sigurisë të BE-së nga Shqipëria duke dhënë një sinjal të fortë të zgjedhjes së saj strategjike të anëtarësimit në BE”.   Ndihem po ashtu vërtet mirë për vlerësimin e lartë që ka marrë në Raport puna e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, duke nënvizuar përkushtimin në përmbushjen e prioriteteve tona për të përfaqësuar veten, rajonin tonë, kontinentin tonë dhe të gjithë ata që besojnë në parimet dhe vlerat e rendit ndërkombëtar multilateral në ushtrimin e politikës së jashtme.”, tha Xhaçka./Opinion.al



Ju sugjerojmë

Sulmi në Gaza, ushtria izraelite justifikon vrasjen e fëmijëve: Ishte gabim teknik!
Bota

Sulmi në Gaza, ushtria izraelite justifikon vrasjen e fëmijëve: Ishte gabim teknik!

13 Korrik, 2025 10:51 pm
Parajsa e fshehur në brigjet e Bunës
Aktualitet

Parajsa e fshehur në brigjet e Bunës

13 Korrik, 2025 10:18 pm
Trump konfirmon vizitën e Zelenskyt në Shtëpinë e Bardhë për marrëveshjen e mineraleve
Bota

Trump shqyrton autorizimin e fondeve të reja për Ukrainën

13 Korrik, 2025 10:06 pm
Presidenti gjerman thirrje për rikthimin e detyrimit ushtarak
Bota

Presidenti gjerman thirrje për rikthimin e detyrimit ushtarak

13 Korrik, 2025 9:46 pm
Rrëzohet aeroplani në Britani, tymi i zi ‘pushton’ vendin
Bota

Rrëzohet aeroplani në Britani, tymi i zi ‘pushton’ vendin

13 Korrik, 2025 9:22 pm
Grenell akuzon Osmanin për “manipulim të fjalëve” të Trumpit
Kryesore

Grenell akuzon Osmanin për “manipulim të fjalëve” të Trumpit

13 Korrik, 2025 8:50 pm
Zjarr në fshatin Drenovë të Mallakastrës, flakët përfshijnë sipërfaqe me ullishte
Aktualitet

Zjarr në fshatin Drenovë të Mallakastrës, flakët përfshijnë sipërfaqe me ullishte

13 Korrik, 2025 8:35 pm
Kriza në Kuvend dhe të drejtat e serbëve, ja çfarë diskutoi Hanrahan me politikanët
Rajoni

Kriza në Kuvend dhe të drejtat e serbëve, ja çfarë diskutoi Hanrahan me politikanët

13 Korrik, 2025 8:22 pm
IKMT prish mbi 70 ndërtime pa leje në Theth
Aktualitet

IKMT prish mbi 70 ndërtime pa leje në Theth

13 Korrik, 2025 8:03 pm
Kavajë/ Përplasen dy Jet Ski në det, plagoset njëri prej drejtuesve
Aktualitet

Kavajë/ Përplasen dy Jet Ski në det, plagoset njëri prej drejtuesve

13 Korrik, 2025 7:49 pm
Para
Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Jemi të përkushtuar të mbrojmë territorin e NATO-s

Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Jemi të përkushtuar të mbrojmë territorin e NATO-s

Franca kushtëzon liberalizimin e vizave për Kosovën

Takoi Erdoganin:Putin propozon Turqinë si qendrën e re të shpërndarjes së gazit në Europë

Takoi Erdoganin:Putin propozon Turqinë si qendrën e re të shpërndarjes së gazit në Europë
















TE FUNDIT

Sulmi në Gaza, ushtria izraelite justifikon vrasjen e fëmijëve: Ishte gabim teknik!

Sulmi në Gaza, ushtria izraelite justifikon vrasjen e fëmijëve: Ishte gabim teknik!
13 Korrik, 2025

Dhjetë persona, përfshirë gjashtë fëmijë, u vranë në një sulm ajror izraelit, ndërsa prisnin të mbushnin fuçitë e ujit në...

Lexo më shumë

Parajsa e fshehur në brigjet e Bunës

Parajsa e fshehur në brigjet e Bunës
13 Korrik, 2025

Në brigjet e lumit Buna, në zonën e Dajçit në Shkodër ndodhet një plazh i vogël që po kthehet në...

Lexo më shumë

Trump shqyrton autorizimin e fondeve të reja për Ukrainën

Trump konfirmon vizitën e Zelenskyt në Shtëpinë e Bardhë për marrëveshjen e mineraleve
13 Korrik, 2025

Burime të shumta i kanë thënë CBS News se presidenti amerikan, Donald Trump po shqyrton autorizimin e fondeve të reja...

Lexo më shumë

Presidenti gjerman thirrje për rikthimin e detyrimit ushtarak

Presidenti gjerman thirrje për rikthimin e detyrimit ushtarak
13 Korrik, 2025

Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, deklaroi se Evropa nuk ndodhet më përballë një “kërcënimi për luftë”, por është në mes...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com