Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SHBA: Mbrojtja ajrore e Ukrainës, përparësi e jona

2022/10/12 at 6:28 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
SHBA: Mbrojtja ajrore e Ukrainës, përparësi e jona

Udhëheqësit e grupit të shtatë vendeve më të pasura në botë thonë se do ta mbështesin Ukrainën “për aq kohë sa është e nevojshme”, pas sulmeve me raketa të Rusisë në fillim të kësaj jave.

Aleatët perëndimorë pritet që së shpejti të vendosin nëse do të miratojnë kërkesën e presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy për sisteme moderne dhe efektive të mbrojtjes ajrore.

Sulmet ajrore të Rusisë në Ukrainë ditën e hënë vranë të paktën 19 persona, duke nxitur një takim urgjent virtual të udhëheqësve të vendeve më të pasura në botë, G-7, me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy ditën e martë.

“Kemi një deklaratë të detajuar nga grupi i shtatëshes se të gjithë ata që janë përgjegjës për terrorin kundër Ukrainës do të sillen para drejtësisë. Duke filluar nga udhëheqja aktuale e politikës ruse e duke përfunduar me të gjithë ata që u shërbejnë këtyre interesave terroriste”, tha zoti Zelenskyy.

Udhëheqësit e G-7 koordinuan përpjekjet për t’i ofruar Ukrainës ndihma ekonomike, sigurie dhe humanitare, tha sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre.

“Presidenti Biden diskutoi me partnerët e G-7 se çfarë mund të bëjmë më shumë së bashku që aftësitë e mbrojtjes ajrore për Ukrainën të kenë përparësi, e cila ka qenë dhe do të jetë përparësi e Shteteve të Bashkuara”, tha ajo.

Pas valës së re të sulmeve ruse, Shtetet e Bashkuara përshpejtuan dërgimin e sistemeve të përparuara të mbrojtjes ajrore NASAMS në Ukrainë, një paketë ndihmash që ishte miratuar nga qeveria amerikane në qershor.

Moska, e cila ka thirrur mobilizimin e pjesshëm të popullsisë, tha se shtimi i ndihmave ushtarake perëndimore për Ukrainën nënkupton përshkallëzim të mëtejshëm dhe përplasje të mundshme mes Rusisë dhe NATO-s.

Por vëzhguesit thonë se sistemet e mbrojtjes ajrore janë të domosdoshme jo vetëm për të mbrojtur civilët, por për të krijuar një ndjenjë normaliteti në Ukrainë.

“Të përpiqemi të kthejmë disa nga ukrainasit që kanë ikur që nga sulmi rus. Synimi i presidentit Zelenskyy është të rindërtojë ekonominë e Ukrainës, e cila ka marrë një goditje të rëndë nga sulmi i Rusisë”, tha Becca Wasser nga “Qendra për Sigurinë e Re Amerikane”.

Shtetet e Bashkuara kanë dhuruar mbi 16 miliardë dollarë ndihma për sigurinë e Ukrainës, që nga fillim i sulmit rus në shkurt.

“Shtetet e Bashkuara dhe partnerët tanë i kanë dhënë Ukrainës disa sisteme të mbrojtjes ajrore, por jo ato të nivelit të lartë strategjik, si për shembull sistemin Patriot”, thotë Luke Coffey, nga instituti Hudson.

Shtëpia e Bardhë nuk e konfirmoi nëse po shqyrton dhurimin e sistemit “Patriot”, i cili ofron mbrojtje nga raktetat taktike balistike, raketat me vetë-drejtim dhe avionët e përparuar.

“Ne planifikojmë të vazhdojmë të ofrojmë sisteme të mbrojtjes ajrore për Ukrainën. Kur të ketë diçka për të njoftuar në këtë drejtim, do ta bëjmë siç kemi bërë për tetë muajt e fundit”, tha zoti John Kirby, zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Të mërkurkën, armët dhe ndihmat e tjera të sigurisë do të diskutohen në takimin e Grupit Konsultativ të Sigurisë së Ukrainës në Bruksel./ VOA

Ju sugjerojmë

Bundestagu Gjerman shtyn votimin për emërimin e gjyqtarëve
Bota

Bundestagu Gjerman shtyn votimin për emërimin e gjyqtarëve

11 Korrik, 2025 7:19 pm
Mbi 1300 punonjës shkarkohen nga detyra në Departamentin Amerikan të Shtetit
Bota

Mbi 1300 punonjës shkarkohen nga detyra në Departamentin Amerikan të Shtetit

11 Korrik, 2025 7:00 pm
Ukraina: Goditëm fabrika avionësh dhe raketash në Rusi
Bota

Ukraina: Goditëm fabrika avionësh dhe raketash në Rusi

11 Korrik, 2025 6:57 pm
700 udhërrëfyes pajisen me certifikata pa afat
Aktualitet

700 udhërrëfyes pajisen me certifikata pa afat

11 Korrik, 2025 6:56 pm
OKB: 798 të vdekur pranë qendrave të ndihmës në Gazë në gjashtë javët e fundit
Bota

OKB: 798 të vdekur pranë qendrave të ndihmës në Gazë në gjashtë javët e fundit

11 Korrik, 2025 6:47 pm
Hetimet për rrëzimin e avionit zbulojnë se motorët e Air India u fikën nga pilotët
Bota

Hetimet për rrëzimin e avionit zbulojnë se motorët e Air India u fikën nga pilotët

11 Korrik, 2025 6:40 pm
Emërohen shefat e rinj të 8 komisariateve në vend
Aktualitet

Emërohen shefat e rinj të 8 komisariateve në vend

11 Korrik, 2025 6:38 pm
Cristiano Ronaldo dhe familja e tij pushime në Greqi
InstaBIZ

Cristiano Ronaldo dhe familja e tij pushime në Greqi

11 Korrik, 2025 6:37 pm
Drogë nga Amerika Latine/ SPAK: 7 të arrestuar, mes tyre ish-shefi i policisë
Aktualitet

Drogë nga Amerika Latine/ SPAK: 7 të arrestuar, mes tyre ish-shefi i policisë

11 Korrik, 2025 6:09 pm
Tre kryebashkiakë i dalin kundër Ramës, Tavo: I kam nënkryetarët e rinj
Aktualitet

Tre kryebashkiakë i dalin kundër Ramës, Tavo: I kam nënkryetarët e rinj

11 Korrik, 2025 5:44 pm
Para
Do t’i sjellë embargo e naftës më shumë miliarda Putinit?

"Europianët si në Mesjetë", Putin: SHBA sulmoi gazjellësit

Fqinjët u ankuan për zhurmat, 6 të rinjtë kundërshtojnë me dhunë efektivët

Qëllohet me armë zjarri një person në Vlorë

Shenjat e Horoskopit që janë xheloze për suksesin e të tjerëve

Shenjat e Horoskopit që janë xheloze për suksesin e të tjerëve

TE FUNDIT

Bundestagu Gjerman shtyn votimin për emërimin e gjyqtarëve

Bundestagu Gjerman shtyn votimin për emërimin e gjyqtarëve
11 Korrik, 2025

Bundestagu Gjerman shtyu votimin për emërimin e tre gjyqtarëve të rinj në Gjykatën Kushtetuese Federale të premten, pas një kërkese...

Lexo më shumë

Mbi 1300 punonjës shkarkohen nga detyra në Departamentin Amerikan të Shtetit

Mbi 1300 punonjës shkarkohen nga detyra në Departamentin Amerikan të Shtetit
11 Korrik, 2025

Më shumë se 1.300 punonjës të Departamentit Amerikan të Shtetit po largohen nga detyra në kuadër të një plani të...

Lexo më shumë

Ukraina: Goditëm fabrika avionësh dhe raketash në Rusi

Ukraina: Goditëm fabrika avionësh dhe raketash në Rusi
11 Korrik, 2025

Ukraina tha të premten se dronët e saj goditën një fabrikë avionësh luftarakë në rajonin e Moskës dhe një fabrikë...

Lexo më shumë

700 udhërrëfyes pajisen me certifikata pa afat

700 udhërrëfyes pajisen me certifikata pa afat
11 Korrik, 2025

Me qëllim për të lehtësuar burokracitë dhe për t’iu përgjigjur sa më mirë kërkesës në industrinë e turizmit, 700 udhërrëfyes...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com