Është rënduar bilanci i krimit që tronditi Klosin këtë të mërkurë. Përveç 17-vjeçarit të vrarë sipas Klan News ka ndërruar jetë edhe babai i tij.
Bëhet fjalë për 17-vjeçarin Kenado Shira si dhe babain e tij Ilir Shira 46 vjeç të cilët nuk kanë mundur t’i mbijetojnë plumbave të marra.
Ngjarja është regjistruar në afërsi të një lokali në qytetin e Klosit, teksa nga të shtënat ka dhe të plagosur.
Policia ka ngritur pika të shumta kontrolli në të gjithë qytetin, ndërsa janë shoqëruar dhjetra persona të cilët kanë qenë dëshmitar në momentin e ngjarjes.