Autoritetet në Kosovë bëjnë me dije se më shumë se 100 objekte në pronësi të politikanëve dhe zyrtarëve të lartë janë sekuestruar në zonën turistike gjatë një operacioni kundër ndërtimeve pa leje.
Emrat personave që disponojnë këto vila ende nuk janë bërë me dije, ndërkohë që vijojnë hetimet nga Prokuroria e Shtetit.
Sipas vlerësimeve objektet e sekuestruara kanë qenë në kundërshtim me Ligjin për Parkun Kombëtar të “Sharrit” dhe planin hapësinor për këtë park.
Sipas prokurorit Rasim Maloku, lejet janë dhënë gjatë kohës që Bratisllav Nikolliç, zyrtar i Listës Serbe ka qenë kryetar i Komunës së Shtërpcës, por ato janë mbështetur edhe nga zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit.