Pas sulmeve të djeshme, bombardime u regjistruan sërish mëngjesin e së martës në rajonin Zaporizhzhia, në Ukrainë.
Lajmi u konfirmua nga guvernatori i rajonit, Oleksandr Starukh. Ai tha: “Okupatori sulmoi qendrën rajonale me raketa”.“Objektet infrastrukturore u bënë objektiva e armikut. Po konstatohen informacione për shkatërrimet dhe viktimat”. Ai u bëri thirrje banorëve të qëndrojnë në strehimore.
Të paktën 43 persona janë vrarë në Zaporizhzhia që nga 3 tetori, raporton Kyiv Independent.
Rusia pretendon se ka aneksuar rajonin kryesisht të pushtuar, por që atëherë ka intensifikuar sulmet në rajon.
Në Zaporizhzhia ndodhet edhe termocentrali më i madh bërthamor në Evropë./Opinion.al