Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është takuar pasditen e sotme me aleatët e partive jo parlamentare.
Mësohet se në takim janë të pranishëm Nard Ndoka, Sali Shehu, Ekrem Spahia, Adriatik Alimadhi, Kujtim Gjuzi dhe Kostaq Papa, të cilët janë paraqitur në selinë e PD.
Ndërkohë, më herët Berisha pohoi se nuk ka kushte që të hyjë në bisedime me grupimin e Alibeajt, për të dalë më pas me kandidatë të përbashkët për zgjedhjet lokale.
Kryedemokrati theksoi se nuk do të heqë dorë nga primaret, pasi ato janë kusht i ekzistencës së PD.
“As nuk ka kushte. Mirëpres cilindo që dëshiron të kandidojë, të propozojë, të debatojë, hapje e plotë dhe totale. Nuk tërhiqem nga Primaret, janë një kusht i ekzistencës së kësaj force. Nuk tërhiqet jush. S’ka kërkuar njeri që të tërhiqet nga Primaret.”, tha Berisha.